Ehlibejt
Portal shi'ia ithna a'sheri
  • Home
  • Put šiizma
  • Muhammed (S)
  • Kitabhana
  • Imamet
  • Historija
  • Velikani sunizma
  • Poslanikov nasljednik
  • Ostalo
  • Engleski

 

NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE

 

 

 

Shiat iu përkushtuan dymbëdhjetë Imamëve nga Ehl-i Bejti, paqja qoftë mbi ta, i pari ishte Ali ibn Ebi Talibi, pastaj djali i tij Hasani, pastaj djali i tij i dytë Huseini dhe më pas nëntë imamët e pagabueshëm nga pasardhësit e Huseinit.

 

I Dërguari i Zotit, s.a.v.a., iu referua këtyre imamëve në shumë raste, qoftë drejtpërdrejt ose me aludim. Në disa tradita, të transmetuara nga shiat dhe disa dijetarë suni, Profeti i përmendi ata me emra të përveçëm.

Disa nga Ehli Suneti i kundërshtuan këto tradita, duke u habitur sesi Profeti, s.a.v.a., mund të fliste për gjëra të fshehura, që ende kishin dalë në dritë, edhe pse Kurani thotë:

"Dhe nëse do të dija të depërtoja në sekrete, do të fitoja shumë të mira dhe e keqja do të ishte larg meje". A'araf, 188

Mirëpo si përgjigje ndaj kësaj, ne themi se ky ajet kuranor nuk e mohon aspak njohurinë e Profetit për gajbin, por erdhi si përgjigje ndaj mushrikëve të cilët kërkuan prej tij t'u tregojë se kur do të jetë Dita e Gjykimit ndërsa atë ditë e di vetëm Allahu, j. sh.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ai i di të fshehtat, dhe sekretet e veta, Ai uk ia zbulon askujt, përveç atij që e zgjedh për të dërguar.” Xhin, 26-27.

Kjo është dëshmi se Allahu i Madhëruar ua zbulon sekretet e Tij të dërguarve të Tij që Ai i zgjedh, dhe shembull për këtë janë fjalët e Jusufit, alejhi selam, drejtuar shokëve të tij që mbaheshin në burg:

"Asnjë vakt ushqimor nuk do t'ju sjellë pa ju thënë më parë se çfarë do të merrni. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që më mësoi Zoti im.” Jusuf, 37

Ose si fjalët e të Lartësuarit:

"...dhe gjetën një nga robërit Tanë, të cilit Ne i dhamë mirësinë Tonë dhe ia mësuam atë që vetëm Ne e dimë." (Kehf, 65) , të cilat tregojnë për Hidrin i cili u takua me Musain dhe i mësoi atij dijesekrete (gajb) për njohjen e të cilave Musau nuk pati durimin e mjaftueshëm.

Ndërkohë muslimanët, qofshin shia apo suni, pajtohen se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., e dinte të padukshmen. Në biografinë e tij janë regjistruar raportet e tij për njohjen e sekreteve, si fjalët e tij, s.a.v.a.:

“Mjerë Ammari, ai do të vritet nga një grup mëkatarësh!”

ose fjalët drejtuar Hazret Aliut:

“Do të pllakoset në fatëkeqësi ai që të godet në kokë ndërsa mjekra do të përgjaket.”

ose,

"Përmes djalit tim Hasanit, Allahu do t'i pajtojë dy grupet e mëdha."

Po kështu, Profeti, s.a.v.a., i tha Ebu Dherrit se ai do të vdiste i vetëm dhe i mërguar, dhe shumë tradita të tjera. Ka edhe një transmetim të njohur e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi dhe të gjithë muhadithët e tjerë, ku thuhet: "Pas meje do të jenë dymbëdhjetë imamë, të gjithë nga kurejshët".

Dhe në disa tradita të tjera thotë:

“Ata janë të gjithë nga Benu Hashim”.

Në hulumtimin e mëparshëm, në librin Me të sinqertit dhe Pyetni të diturit, tashmë kemi thënë, se dijetarët e Ehli Sunnetit kanë theksuar në Sahihët dhe Musnedet e tyre traditat që flasin për Imamatin e dymbëdhjetë imamëve dhe këto tradita i konsiderojnë të jenë autentike.

Nëse sunit i pranojnë ato tradita si të besueshme, dikush me siguri do të pyesë pse ata i braktisën këta imamë, ndërsa pasuan imam të tjerë, përkatësisht katër Imamët - themeluesit e medhhebeve?

Përgjigja është: “Paraardhësit e mirë të gjithë ishin ndihmuesit e tre kalifëve të cilët dolën nga Sakifeja: Ebu Bekrit, Omerit dhe Uthmanit, kështu që ata duhet refuzuan Ehli Bejtin dhe u armiqësuan me Imam Aliun dhe bijt e tij, andaj, siç e thamë edhe më parë, ta punuan për shkatërrimin e Sunetit të Profetit dhe zëvendësimin e tij me ixhtihadin e tyre.

Kjo çoi në ndarjen e ummetit në dy medhhebe, menjëherë pas shpërnguljes së Profetit, kështu që seleful salihinët dhe ndjekësit e tyre, përfaqësonin Ehli Sunetin vel Xhemat, që është shumica mbizotëruese në ummet. Një pakicë e vogël ishin Aliu dhe përkrahësit e tij, dhe ata munguan në betimin për besnikëri (ndaj halifes së parë), kështu që u refuzuan dhe u zemëruan me ta dhe i quajtën rafidi.

 

Duke pasur parasysh se Ehli suneti dhe xhemati sundoi dhe drejtoi rrjedhën e Umetit gjatë shekujve, atëherë të gjithë sunduesit umajdë dhe abasid, ndihmësit dhe pasuesit e shkollës së kalifatit të themeluar nga Ebu Bekri, Omeri, Uthmani, Muaviu. (Qëllimisht e kemi lënë pas dore kalifatin e përmendur të Ali ibn Ebi Talibit, sepse Ehli suneti dhe xhemati nuk e ka njohur atë, siç e kemi thënë tashmë, deri në kohën e Ahmed ibn Hanbelit. Shih kapitullin në këtë libër: Ehli Suneti nuk e di Sunetin e Pejgamberit) dhe Jezidi.

Kur pushteti i kalifatit u shemb dhe madhështia e tij u zhduk, ndërsa pushteti kaloi në duart e perandorëve dhe të huajve dhe u dëgjua për shkrimin e haditheve të Profetit, atëherë dolën në dritë ato hadithe që halifët e parë donin t'i shkatërronin dhe t'i fshihnin, por nuk ia dolën. Ato hadithe mbeten enigma të çuditshme për ta, sepse bien ndesh me realitetin që ata besojnë.

 

Disa u përpoqën t'i përshtasin këto hadithe me besimin e tyre, kështu që filluan të shfaqin publikisht dashurinë e tyre për Ehli Bejtin, ndaj që sa herë që përmendin Imam Aliun, thonë: Allahu qoftë i kënaqur me të dhe Allahu ia fisnikëroftë fytyrën e tij! derisa për njerëzit do të bëhej e qartë se ata nuk janë armiq të Familjes së Profetit.

Asnjë musliman, madje as hipokrit, nuk ka të drejtë të shfaqë armiqësi ndaj Ehli Bejtit, sepse kjo është armiqësi ndaj të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., dhe kjo do t'i nxirrte ata nga Islami.

 

Nga e gjithë kjo kuptohet se ata, në fakt, janë armiq të Ehli Bejtit të Profetit dhe këta janë Selef el-Salih, të cilët e quanin veten ose u quajtën nga pasuesit e tyre Ehli sunet dhe xhemati. Dëshmia e kësaj është se ju do t'i gjeni të gjithë ndjekin njërën nga katër shkollat e mendimit, të cilat u shpikën dhe u themeluan nga sundimtarët (që do t'i shpjegojmë së shpejti), ndërsa në dispozitat e tyre të besimit nuk ka asgjë që ata morën nga fikhu i Ehli Bejtit ose i njërit prej dymbëdhjetë imamëve.

 

Situata faktike kërkon që imamët shia të jenë ndjekës të Sunetit të Profetit, sepse në rregullat e tyre të fikhut, ata i përmbahen rreptësisht Imamëve të Ehli Bejtit të cilët trashëguan sunetin e vërtetë nga gjyshi i tyre, Profeti i Zotit, s.a.v.a., duke mos futur aty  ndonjë mendim të tyre, ixhtihad dhe fjalë të halifëve.

Gjatë gjithë kohës, Shiat janë mbajtur gjithmonë pas tekstit autentik dhe autoritar të Kuranit dhe hadithit të Profetit, ndërsa kanë refuzuar ixhtihadin kur i kanë pasur këto tekste. Po kështu ata besojnë në kalifatin e Imam Ali ibn Ebi Talibit dhe të bijve të tij, sepse i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., e ka dëshiruar këtë.

 

Sundimtarët e tyre ata i quajnë kalifë të Profetit, pasardhës të tij, edhe pse kalif i vërtetë ishte vetëm Aliu, ndërkohë që ata i refuzojnë dhe nuk i njohin pushtetarët që trashëguan pushtet nga njëri - tjetri, nga i pari tek i fundit, sepse themelet e tij ishin gabim, Zoti na ruajt nga e keqja e tij!, dhe për shkak se pushteti i tillë u vendos duke refuzuar urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., dhe të gjithë ata që erdhën më pas ishin të varur nga ky kalifat i parë, ndaj asnjë kalif nuk erdhi pa u emëruar nga paraardhësi i tij, ose ai erdhi në pushtet me luftë dhe forcë.

 

(Me këtë rast bënë përjashtim vetëm periudha kur kalif ishte  Ali ibn Ebi Talibi. Ai ishte i vetmi që nuk u emërua nga ai që i parapriu, as nuk e mori kalifatin me dhunë. Përkundrazi, muslimanët vullnetarisht dhe me zgjedhje personale iu betuan për besnikëri ndaj tij, dhe madje insistuan në të.)

Andaj kjo është arsyeja pse Ehli suneti dhe xhemati u detyrua të thotë se Imami, d.m.th., udhëheqësi mund të jetë edhe i drejtë edhe mëkatar, sepse ata pranuan kalifatin e të gjithë sundimtarëve, madje edhe të mëkatarëve mes tyre.

 

Shiat imami ndryshojnë në këtë çështje pasi ata pretendojnë se Imami duhet të jenë të dëlirë dhe të mbrojtur nga mëkati. Imamati i madh dhe udhëheqja e umetit nuk është e drejtë, përveç nëse në qeverisje ka një Imam maasum, dhe në këtë ummet nuk ka asnjë person të vetëm që është i mbrojtur nga mëkati, përveç atyre të cilëve Allahu ua ka hequr çdo papastërti dhe i ka pastruar plotësisht.

 

 

  • Hyrje
  • Parafjalë
  • Definimi i nocionit shia
  • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
  • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
  • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
  • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
  • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
  • Shiat në sytë e ehli sunetit
  • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
  • Njohja me imamet e shiave
  • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
  • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
  • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
  • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
  • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
  • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
  • Hadithi Thekalejnë te shiat
  • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
  • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
  • Burimet e legjislacionit te shiat
www.free-Counter.org
Politique des cookies | Plan du site | Rétractation du contrat
© 2025
Déconnecter | Modifier
  • Home
    • Poslanik mira i ljubavi
    • Posljednji dani života Poslanika islama
    • Poslanikova dzenaza
    • Ehlulbejt u časnom Kur'anu
    • Ehlul bejt u Poslanikovim hadisima
    • Israilijat u muslimanskom nasljeđu (video)
    • Poslanikov Sunnet i Ehlulbejt
    • Uloga imama Ehlul Bejta u cuvanju Islama
    • Ali, Ali, (zašto) samo Ali!(?)
    • Kur’an i učenjaci škole Ehlulbejta
    • Politička uloga Imama Ehlulbejta
    • Kur'an u hadisima Ehlulbejta
    • Objavljivanje Kur'ana i njegovo širenje
    • Hadis-Gadir,putem suni predaje
    • Objasnjenje osnova Shiia aqide
    • Šta je islam
    • Dvije familije - Hašim i Umejja
  • Put šiizma
    • Shi'e u Islamu
    • Istina kakva jest
    • Nehdžul belaga
    • Sahifa
    • Porijeklo i principi šijitskog islama
    • O Poslanikovim (s) Ashabima
  • Muhammed (S)
    • RANI ŽIVOT
    • POSLANIKOVA ŽENIDBA
    • POČETAK OBJAVE
    • NOĆNO UZNESENJE NA NEBO
    • SEOBA
    • POSLANIKOV ŽIVOT U MEDINI
    • OSVAJANJE MEKKE I POSLJEDNJE GODINE POSLANIKOVA ŽIVOTA
    • ULOGA I KARAKTER BLAGOSLOVLJENOG POSLANIKA
    • POSLANIKOV SUNNET I HADIS
    • POSLANIKOVA PORODICA I POTOMSTVO
  • Kitabhana
    • I tako sam krenuo
    • Budite sa iskrenima
    • Pitajte one koji znaju
    • Šije,Istinski sledbenici suneta
    • El-Muradže'at
  • Imamet
    • Hazreti Alija, svjetiljka na putu čovječanstva
    • Koga raduje da živi životom Muhameda s.a.v.a.
    • Dvanaest Poslanikovih nasljednika
    • Imamet i Kur’an
    • Značenje imameta i hilafeta
    • Sistem islamske vlasti
    • Nužnost imameta i kvalifikacije imama
    • Bezgriješnost - kao jedna od kvalifikacija Imama
    • Formalna objava sa Gadir Humma
    • Opste značenje riječi mevlâ
    • Kur'anski ulul-emr moraju biti bezgrijesni
    • Pravo značenje ulul-emr-a
    • Ebu Bekrov dolazak na vlast
    • Postavljanje Umara ibn Hattâba
    • Uzroci političke nestabilnosti u muslimanskom svijetu
    • Vladavina imama Mehdija
    • Zašto se Obećani još nije pojavio?
  • Historija
    • Iz života Božijeg poslanika Muhammeda s.a.v.
    • Ko nam je pisao historiju?
    • Bitka kod Basre
    • Bitka na Sifinu
    • Havaridži i smrt hazreti Alija
    • Imam Hasan - peti halifa
    • Smrt hazreti Hasana
    • Imam Husejn – Hasanov nasljednik
    • Dvije familije - Hašim i Umejja
    • Slučaj 'Fadak'
    • HUSEJNOVA SMRT
    • Abdikacija hazreti Hasana
    • Hazreti 'Ali i prva dvojica halifa
    • SAQIFA poraz islamske vlasti
  • Velikani sunizma
    • Ebu Bekr ibn Ebi Kuhafe, prvi halifa
    • Omer ibn Hattab, drugi halifa
    • Osman Ibn Affan
    • Talha ibn Ubejdulah
    • Zubejr ibn Avvam
    • Saad ibn Ebi Vekkas
    • Abdurahman ibn Avf
    • Halid ibn Velid
    • Ebu Hurejre Dusi
    • Abdullah ibn Omer
    • Abdullah ibn Zubejr
    • Ibn Kesir i licemjeri
    • Porijeklo i principi šijitskog islama
  • Poslanikov nasljednik
  • Ostalo
    • Ummul Muminin
    • Allah (swt) ili Aisha
    • Istina o smrti trećeg Halife
    • Omerova hrabrost
    • Omerovo znanje
    • Ebu Bekr je ucinio hidzru prije poslanika (s)
    • Tri Siddiqa
    • Obozavanje Trojice Halifa
    • Namrstio se
  • Engleski
    • Roots of the Karbala’ Tragedy
    • Kitab-e-Sulaym ibn Qays'alHilali The Narration (Hadith) of Hudhayfah Ibn Al-Yaman
  • Défiler vers le haut