Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
Ky numër i ajeteve të qarta është i mjaftueshëm për të kënaqur ata që hulumtojnë të vërtetën dhe të tillët do të arrijnë në përfundimin se sahabët mund të ndahen në dy grupe:
1. Grupi që besoi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilët ia dorëzuan Atij, gjegësisht Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., punët dhe udhëheqjen e tyre. Këta janë besnik të devotshëm ndaj Allahut që i janë përkushtuar besimit me tërë qenien e tyre, duke u flijuar për kauzën e Allahut. Këta janë të suksesshmit, ata, pa dyshim, përbëjnë pakicën. Kur'ani i emërtoi të suksesshmit.
2. Grupi tjetër që besoi në Allahun dhe Polsanikun e Tij sa për sy e faqe, por ishin me zemra të sëmura, ndaj ata nuk iu bindën Allahut dhe Dërguarit të Tij, s.a.v.a., përveç kur përkonte me interesat e tyre personale të kësaj bote.
Ata kundërshtuan Profetin, s.a.v.a., në udhëheqjen dhe urdhrat e tij, dhe i dhanë përparësi vetes së tyre ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a.. Këta janë të humburit dhe përfaqësojnë shumicën. Allahu e vuri në pah këtë përmes shpalljes së ajetit: "Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.." (43:78)
Studiuesi i së vërtetës mund të zbulojë se kjo "shumicë" gjatë kohës sa ishte me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., faleshin pas tij, se ata e ndoqën në udhëtime dhe në çdo mënyrë përpiqeshin të ishin afër tij, ashtu që gjendja e tyre e vërtetë të mos u zbulohej besnikëve të vërtetë, duke tentuar në çdo mënyrë që në sytë e të tjerëve ta nxisnin krebarinë për ta duke e portretizuar veten si njerëz që luten dhe të përshpirtshëm. (Imam Ahmed, Musned, vëll. 3, f. 15; Ibn Haxhar, Isaba, vëll. 1, f. 484, në transmetimin nga Zi Sadit, nga Enes ibn Malikut i cili thotë: "
Gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ishte një burrë me lutjen dhe mendimin e të cilit mburreshim. Ne e njoftuam për këtë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ne përmendëm emrin e atij njeriu dhe ai nuk e njohu atë, kështu që ne e përshkruam atë, dhe ai nuk e njohu atë përsëri. Ndërkohë që po bisedonim për të, ai u shfaq dhe ne thamë, "Ky është ai." I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Ju më keni njoftuar për njeriun, por në të vërtetë në fytyrën e tij është shenja e Djallit, ky person dhe shokët e tij lexojnë Kuran, por ai nuk shkon përtej gjuhëve të tyre. Ata përbirohen sikur shigjeta që depërton në lojë. Vritini ata, sepse ata janë soji më i keq në mesin e njerëzve.)
Nëse një gjendje e tillë ekzistonte gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., atëherë si ishin ata pas vdekjes së tij. Pa dyshim që ata ishin energjikë, duke u përhapur numerikisht krahas zgjerimit të territoreve, sikur që shtoheshin edhe përfaqësuesit e tyre, nga të gjitha anët.
Nuk ishte më i Dërguar i Allahut, s.a.v.a., për t’i dalluar, as shpallje për t’i ekspozuar dhe për t’i poshtëruar. Sidomos pak para vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., në mesin e njerëzve të Medinës, që prireshin nga hipokrizia, u shfaqën shenja të ndryshme të përçarjes dhe ndarjeve. Arabët e gadishullit devijuan, pasi ishin të ashpër në pabesinë dhe hipokrizinë e tyre. Midis tyre ishin ata që pretenduan se ishin lajmëtarë të Zotit, ashtu si gënjeshtari Musejleme, Sejah bin Haris dhe mbështetësit e tyre. Ata të gjithë ishin nga sahabët.
Nëse i lëmë mënjanë të tjerët dhe përqendrohemi vetëm te Sahabët medinas të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., me siguri mund të themi se shigjetat e hipokrizisë u shfaqën mes tyre. Shumica e besimtarëve mes tyre u kthyen në hapat e tyre të mëparshëm me qëllim të kapjes së kalifatit.
Në diskutimin e mëparshëm, ua bëmë me dije se ata komplotonin kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe pasardhësve të tij, se ata nuk iu bindeshin urdhrave të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur ai ishte në shtratin e vdekjes. Ky është një fakt që nuk mund ta mohojmë. Asnjë studiues që kërkon të vërtetën nuk mund të mos ballafaqohet me të.
Allahu i Lartësuar thotë në Librin e Tij të Shenjtë:
“Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe pasuesit e tij janë të rreptë me mosbesimtarët dhe të dhembshur mes tyre. Ju i shihni ata duke u përkulur dhe duke rënë me fytyrë për tokë duke synuar shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut. ” (Feth, 29)
Sahabët e nderuar përbëjnë një pakicë midis sahabëve, këta janë ata që nuk janë kthyer në gjurmët e tyre të mëparshme, këta janë ata që i kanë qëndruar besnikë dhe të vendosur besës që i dhanë Profetit të nderuar të Islamit, s.a.v.a., dhe që nuk kanë ndryshuar asgjë. Ky ajet i nderuar me indikacionet e tij të qarta hedh poshtë pohimet e Ehli Sunetit se hipokrizia nuk përkon me sahabët.
Madje, edhe nëse për hirë të këtij argumenti ne e pranojmë këtë, atëherë ai ajet i nderuar u drejtohet sahabëve të sinqertë të cilët nuk ishin hipokritë gjatë kohës sa i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte në mesin e tyre. Gjendja e tyre reale do të bëhet më e qartë kur të shqyrtojmë statusin e tyre gjatë jetës së Profetit dhe pas vdekjes së tij dhe çfarë tha i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., për ta. Kjo mund të dallohet mjaft qartë në hadithe, vepra biografike dhe historike.