Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
Në vëll. 5, f. 82., të Sahihut të Buhariut " në kapitullin "Për betejat” ku flitet për pushtimin e Hajberit, nga Urva, pastaj nga Aishja, transmetohet se Hz. Fatimeja e dërgoi dikë tek Ebu Bekri me një kërkesë që asaj t'i jepej trashëgimia ligjore nga babai i saj Muhamedi, s.a.v.a. Kjo përfshinte një pronë "fej" dhuruar Profetit, gjegjësisht një plaçkë lufte të marrë pa luftë në Medinë dhe në fshatin Fedek, dhe atë që kishte mbetur nga "humsi", pra pjesa e plaçkës së luftës së Profetit në Betejën e Hajberit.
Kësaj kërkese, Ebu Bekri iu përgjigj:
“I Dërguari i Zotit ka thënë:‘ Prona jonë nuk trashëgohet. Çfarëdo që lëmë pas është lëmoshë me atë që familja e Muhamedit mund të ushqehet prej saj!’ Pra, për Allahun nuk do ta ndryshoj statusin e lëmoshës nga jeta e të Dërguarit të Allahut dhe do ta lë ashtu siç ishte gjatë jetës së tij.”
Kështu Ebu Bekri nuk pranoi t'i jepte asgjë Fatimes. Kjo është arsyeja pse ajo u zemërua me të, u distancua përgjithmonë prej tij, kështu që ajo vdiq pa shkëmbyer asnjë fjalë me të. Ajo jetoi edhe 6 muaj pas Profetit, s.a.v.a., ndërsa kur vdiq, burri i saj h. Aliu e vorrosi natën pa i dhënë asnjë njoftim Ebu Bekrit për këtë.
Ndërsa Fatimeja ishte gjallë Hz. Aliu gëzonte shumë rrespekt nga njerëzit, por pas vdekjes së saj, Ali vuri re një ndryshim në qëndrimin e njerëzve ndaj tij. Kështu që Hz. Aliu kërkoi të pajtohej duke i dhënë betimin për besnikëri, ndërkohë që këtë e kishte refuzuar për gjashtë muajt e fundit.
(Sahihu i Muslimit, në Librin mbi xhihadin, në kapitullin “ne nuk lëmë trashigimi, ajo që lëmë mbetet lëmoshë”)
Në vëllimin 2 të këtij Sahihu, në “Librin mbi xhihadin" në kapitullin "Ne nuk lëmë pas vetes trashëgimi, ajo që mbetet është lëmoshë” Muslimi transmeton nga Ajsheja, nëna e besimtarëve” se vajza e Profetit, Fatimeja kërkoi nga Ebu Bekri “Al – Sidiku” pjesën e saj nga trashëgimia e Profetit, s.a.v.a., e cila mbeti si një pjesë e plaçkës së luftës.
Ndaj kërkesës së saj Ebu Bekri u përgjigj:
"I Dërguari i Zotit ka thënë:" Ne nuk lëmë trashëgimi, gjithçka që mbetet pas është lëmoshë. " " pas kësaj Fatimeja, vajza e Profetit, u zemërua me të dhe u distancua plotësisht prej tij deri në vdekjen e saj. Ajo jetoi edhe 6 muaj të tjerë pas vdekjes së Profetit. Aisheja rrëfen, "Fatima i kërkoi Ebu Bekrit pjesën e saj nga ajo që kishte mbetur nga pjesa e tij nga Hajberi dhe Fedeku, si dhe nga lëmosha e tij nga Medina. Ebu Bekri e mohoi të drejtën e saj në trashëgimi duke thënë: ‘Nuk do ta braktisë asnjë veprim të Profetit, s.a.v.a., dhe ashtu siç ka vepruar ai, ashtu do të veproj edhe unë. Kjo për shkak se druaj të mos largohem nga urdhërat e tij’. Sa i përket sadaksë së Profetit në Medine, Umeri këtë ia dha Aliut dhe Abasit, ndërkaq sa i përket hajberit dhe Fedekut, Omeri i kërkoi duke thënë; ‘Këto dy janë lëmoshë nga Profeti, s.a.v.a., dhe e drejta e tij bie mbi përfaqësuesit e tij, dhe administrimi i takon liderit; kështu është me to edhe sot e kësaj dite’.”
Në Sahihun e Buhariut, gjithashtu është një transmetim në librin mbi detyrimin e “humsit”, në kapitullin mbi domosdoshmërinë e “humsit”.
Dy shejhët, Buhariu dhe Muslimi, i kanë shkurtuar dhe redukuar transmetimet e tyre në mënyrë që e vërteta për studiuesit të mos jetë e qartë.
Kjo për këta, megjithatë është një shkathtësi e trajnuar të cilës atas i qasen kur duhet ruajtur nderin e tre kalifëve të parë. Ne e kemi një shtojcë speciale mbi këty dy kalifë dhe nëse do Zoti, ne do ta prezentojmë në një të ardhme të afërt. Sidoqoftë, transmetimet që përcollën ata ishin të mjaftueshme për të zbuluar të vërtetën për Ebu Bekrin, i cili refuzoi kërkesën e Fatime-Zehras dhe që meritoi zemërimin e saj, duke iu shmangur atij deri sa ajo vdiq.
Zemërimi i saj bëri që funerali i saj të kryhej nga burri i saj natën në fshehtësi. Sipas testamentit të saj, Ebu Bekri nuk u lejua të merrte pjesë në funeralin e saj. Ne gjithashtu kemi mësuar nga këto transmetime se Hz. Aliu nuk i dha bejatin e tij Ebu Bekrit për 6 muaj, gjë që përkon vetëm me periudhën e jetës së Hz. Fatimes, pas vdekjes së babait të saj. Gjithashtu nga këto transmetime kuptojmë se ai u detyrua që bejatin t'ia jepte kalifit, pasi kuptoi se njerëzit po i shmangeshin atij, kështu që kjo e shtyu të pajtohej me Ebu Bekrin.
Ajo që Buhari dhe Muslim ndryshuan ishte pretendimi i Fatimes se babai i saj, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ia kishte dhënë Fedekun si dhuratë asaj gjatë jetës së tij, kështu që Fedeku nuk i përkiste fare trashëgimisë. Edhe nëse mund të supozojmë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk lë trashëgimi prapa, siç pretendoi Ebu Bekri për Profetin, s.a.v.a., Hazret Fatima e hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke cituar një tekst nga Kurani që thotë: "Dhe Sulejmani trashëgoi nga Davudi"
Gjithësesi, Fedeku nuk u përfshi nga ky hadith i supozuar, sepse ishte dhuratë e saj dhe në asnjë rast nuk përkonte me trashëgiminë. Për pasojë, ka historianë si dhe studiues të tefsirit dhe hadithit, të cilët transmetojnë se Hz. Fatimeja pretendoi se Fedeku ishte pronë e saj, se Ebu Bekri e refuzoi këtë, duke i kërkuar asaj të sillte dëshmitarë për pretendimet e saj. Ajo solli Ali ibn Talibin dhe Umu Aymanin, por Ebu Bekri nuk e pranoi dëshmitë e tyre duke i konsideruar të mangëta.
Ibni Haxheri e pranon këtë në librine tij “al-Sawa'ikul-Muhrika”, kur transmetoi se Fatimeja pretendonte se Fedekun ia ka dhuruaj asaj i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., por nuk pati dëshmitarë të tjerë pos Hz. Aliut dhe Ummu Ajmanit. Për çudi, dëshmia e tyre u konsiderua e pamjaftueshme dhe jovalide. (Ibn Hadžer, al-Sawa'ikul-Muhrika, fq. 21.) Imam Fahrudin Razi rrëfen në Tefsirin e tij se: Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., Fatimeja pretendoi se fshati Fedek iu dha asaj si dhuratë, ndaj të cilës Ebu Bekri tha:
“Ti je më e dashura në mesine njerëzve në varfëri dhe më e dashuri e njerëzve në pasuri, por unë nuk mund ta konfirmoj vërtetësinë e pretendimeve tuaja, kështu që nuk kam të drejtë të gjykoj në favorin tuaj.
Imam Razi tha më tej: "Umm Ajman dëshmoi për të, dhe siç bënë të besuarit e Profetit, mirëpo Ebu Bekri nuk e mori në konsideratë këtë dëshmi, duke i kërkuar asaj të ofronte një dëshmi që mund të jetë e pranueshme nga pikëpamja e Sheriatit, ndërsa ajo nuk e bëri këtë. "
(Tefsirul Mufatihul-gajb, Fahrudin Razi, vëll. 8., fq. 125, komenti I sures Hashër)
Pretendimi i Fatimes se Fedeku është pronë e saj, si dhuratë nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe refuzimi i Ebu Bekrit për ta pranuar dëshminë e Aliut dhe Umm Aymanit janë gjëra të njohura përgjithësisht në histori. Në të vërtetë, ata të gjithë transmetuan dëshmi, nga Ibn Tejmije deri te autori i veprës "Sir el-Halabi yah" dhe Ibn Kajim-Xhevzit dhe të tjerëve.
Mirëpo, Buhariu dhe Muslimi redukuan transmetimet e tyre duke përcjellur vetëm kërkesën e Fatimes, duke e lidhur atë ekskluzivisht me trashëgiminë, në mënyrë që lexuesi të binte në dyshim se kërkesa e Fatimes ishte e paligjshme dhe se Ebu Bekri bëri vetëm atë që dëgjoi nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., që në këtë mënyrë ajo të duket si fajtore ndërsa Ebu Bekri viktimë.
I gjithë ky inskenim u bë me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të Ebu Bekrit. Prandaj, vërtetësia e traditës dhe e vërteta e hadithit nuk u morën parasysh fare, meqë e rëndësishme ishte vetëm të mbuloheshin dobësitë dhe mangësitë e kalifit si dhe gënjeshtrat dhe trillimet e umajadëve dhe simpatizantëve të Hulefai Rashidinëve, madje me koston e dinjitetit të Profetit ose të drejtës së vajzës së tij Fatime Zehras.
Pikërisht për shkak të kësaj, Buhariu dhe Muslimi fituan një status të privilegjuar në mesin e dijetarëve të haditheve të Ehli Sunnetit dhe Xhematit, kështu që librave të tyre iu dha statusi i librave më të saktë pas Librit të Allahut. Kjo risi nuk ka bazë akademike dhe ne inshallah në një kapitull të veçantë do të hedhim dritë mbi të vërtetën, për ta bërë këtë çështje të qartë për ata që e duan të vërtetën. Mirëpo, ne ende kemi dëshmi të mjaftueshme për të sfiduar Muslimin dhe Buhariun, të cilët përndryshe kanë transmetuar shumë pak hadithe në lidhje me virtytet e Hz. Fatime Zehrasë. Ka dëshmi të mjaftueshme për ta gjykuar Ebu Bekrin, i cili shumë mirë e njihte Hz. Fatimen dhe statusin e saj tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, s.a.v.a. Ai me siguri e njihte atë më mirë se Buhariu dhe Muslimi.
Përkundër kësaj, ai e refuzoi atë dhe nuk e pranoi dëshminë e saj, as dëshminë e burrit të saj, për të cilin i Dërguari i Allahut tha: “Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun, dhe ajo është me të kudo që ai shkon”.
(Bagdadi Tarih, vëll. 14., fq. 321.; Ibn Asakir; Tarih, vëll. 3., fq. 119.; Kenzul Ummal, vëll. 5., fq. 30.)
Ndërsa tani le të krahasojmë dëshminë e Buhariut dhe Muslimit me atë që transmetuesi i Zbulesës, s.a.v.a., dëshmoi për virtytet e mishit dhe gjakut të tij, Fatime Zehrasë.
Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
Në Sahihun e tij, vëll. 7, në kapitullin "Për virtytet e Ehli Bejtit", Muslimi transmeton se Aisheja tha se:
" Një mëngjes i Dërguari i Allahut u shfaq i veshur me një mantel të zi. Hasani iu afrua dhe ai e mori brenda mantelit, dhe pastaj erdhi Zh. Huseini kështu veproi edhe me të, mandej erdhi Fatimeja ndaj edhe këtë e mbështolli me mantelin e tij, pastaj erdhi Aliu dhe e mbështolli me atë mantel. Ndërsa pas kësaj ai citoi:
"Allahu dëshiron t'ju pastrojë, o Ehl Bejt, me pastrim të plotë".
Meqenëse Fatimeja ishte gruaja e vetme nën atë mantel, të cilën Allahu e kishte pastruar dhe në këtë mënyrë e kishte shquar, do të thotë që Ai e pastroi atë nga çdo mosbindje dhe mëkat. Pyes veten se kush ishte Ebu Bekri që refuzoi dëshminë e saj dhe i kërkoi asaj dëshmitarë?
Fatimeja është lidere e të gjitha besimtareve dhe grave të botës mbarë Buhariu transmeton në Sahihun e tij, vëll. 7., në "Librin e kërkimit të Lejes" në nënkapitullin "Për atë që i beson shokut të tij në praninë e të tjerëve dhe nuk ia jep askujt sekretin e tij derisa të vdesë". Muslim gjithashtu në “Librin e Virtyteve”
Transmeton se Aisheja, nëna e besimtarëve, tha:
“Ne- të gjitha gratë e Profetit - ishim bashkë me të, dhe asnjëra prej tyre nuk u largua, ndërsa pastaj Fatimeja u afrua, kështu që për Allahun stili i saj i ecjes ishte njësoj si Profetit. Kur e pan atë, e thirri, duke e mirëpritur me fjalët: ‘Mirësevini vajza ime.’, duke i ofruar asaj të ulej në të djathtë ose në të majtë të tij, duke i pëshpëritur diçka. Ajo filloi të qajë me hidhërim. Kur e kuptoi trishtimin e saj, ai i pëshpëriti eddhe diçka për herë të dytë, pas të cilës ajo buzëqeshi. Unë i thashë asaj, ndërsa ajo ishte ende ulur në mesin e grave të tjera: 'I Dërguari i Zotit ju nderoi me sekretin e tij mbi të gjithë ne ndërsa ju qatë.' Kështu që kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u largua e pyeta: 'Çfarë sekreti të tha? ' Ajo u përgjigj: ‘Unë nuk mund ta shkeli besimin që më është dhënë nga i Dërguari i Allahut! " Pasi ai vdiq, unë i thashë asaj, "Të bëjë be, në gjithë ato që kam të drejtë te ti, tama thoni atë!’ Ajo tha, "Tani kam të drejtë ta bëj atë.’ dhe ajo më tha: "Kur ai më pëshpëriti për herë të parë më tha se Xhibrili më përsëriste Kuranin një herë në vit, këtë vit e bëri dy herë. Nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë përveç se vdekja ime po afrohet. Kini frikë Allahun dhe bëni durim, sepse unë jam më i miri që duhet të shkoj para teje! ' Ashtu që Hz. Fatima tha: ‘Atëherë unë qava siç e patë edhe ju! Kur më pa duke qarë ai ndau një sekret tjetër me mua. Ai tha: ‘Oj, Fatime, a nuk je i kënaqur të jesh lidere e të gjitha besimtareve dhe i të gjitha grave të këtij umeti?’
Nëse Fatima është lidere e të gjithë besimtareve, siç konfirmohet nga Resulullahu, ndërsa Ebu Bekri më pas i mohoi të drejtën e saj në fshatin Fedak, dhe mohoi dëshminë e saj, atëherë cila dëshmi tjetër mbetet e vlefshme pas kësaj?! Nuk mund të mos mbetem i habitur nga kjo!!!
Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
Në vëllimin 4, në "Librin e fillimit të krijimit" në kapitullin "Mbi virtytet, intimitetin dhe afërsinë me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.", Buhari rrëfen, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Fatima është gruaja lidere në Parajsë "
Kjo do të thotë domosdoshmërisht që Fatimeja është lidere në të gjitha botët, sepse banorët e Parajsës nuk janë vetëm pjesëtarë të umetit të Muhamedit. Në atë rast, si ka mundësi që Ebu Bekri "i sinqertë" të ketë refuzuar provën e saj?! A nuk mendojnë ata se ai mori titullin "es-Sidik" në bazë të besimit në gjithçka që shoku i tij Muhamedi, s.a.v.a., do t'i thoshte atij? Atëherë pse nuk e besoi atë që tha për fëmijën e tij, Fatime Zehranë? Fjala e përdorur në hadithin "bid'a" do të thotë pjesë e dikujt. Apo se ndoshta kjo çështje nuk përkonte aq me Fedekun, lëmoshën dhe dhuratat, sikur përkonte me kalifatin, që ishte e drejtë e Aliut, burrit të Fatimes? Mohimi prej tij i dëshmisë së Fatimes dhe burrit të saj për të drejtën e saj në lidhje me dhuratën ishte zgjedhja e tij më e mirë, sepse duke vepruar kështu në një çështje banale, ai mbylli kështu derën e të gjitha kërkesave të tjera të saj. Meqenëse ky ishte një komplot aq monstruoz, sa që mund t’i zhvendoste kodrat.
Fatimeja është pjesë e të Dërguarit, s.a.v.a., dhe i Dërguari , s.a.v.a., është i hidhëruar kur ajo është e hidhëruar
Në vëllimin 4, në “Librin mbi fillimin e krijimit”, në kapitullin mbi virtytet e Fatimes, Buhariu transmeton nga Ebu Velidi, ky nga Ibn Ujejna, ky nga Amr Ibn Dirar, ky nga Maliku, ky nga Misvar ibn Muharim se i Dërguari i Allahut tha:
“Fatimeja është pjesë e imja dhe kush e zemëron atë më zemëron mua. Fatimeja është pjesë dhe gjithçka që për të është e neveritshme është e neveritshme edhe për mua dhe kush e lëndon atë më ka lënduar edhe mua.
Nëse Profeti i Zotit zemërohet, kur pjesa e tij, Fatime Zehra, zemërohet dhe ai vuan kur ajo vuan, nga kjo është e qartë se ajo është e shpëtuar nga të gjitha gabimet, përndryshe Profeti nuk do të lejohej të thoshte diçka të tillë. Është kështu edhe nga fakti se i lejohet t’i shkaktohet vuajtje dhe zemërim dikujt që bën padrejtësi, dhe poshtërim të statusit të tjetrit, sepse ligji islam - Sheriati, nuk e justifikon askënd që të devijojë nga drejtimi bazë, pavarësisht nga lidhjet formale që ai kishte, nëse është aristokrat ose shërbëtor, i pasur ose i varfër.
Nëse çështja është ashtu siç po prezentohet, atëherë kush është Ebu Bekri që mund ta dëmtojë Fatime Zehran dhe që me atë rast nuk ka kurrfarë konsiderate për zemërimin e saj? Me të vërtetë ai e mbajti atë të zemëruar deri në vdekjen e saj. Ajo u lëndua dhe për këtë arsye e shmangu atë derisa ajo shkoi nga kjo botë, duke u lutur kundër tij në çdo lutje, siç tregohet në historinë e Ibn Kutejbee dhe historianëve të tjerë. Në të vërtetë, këto janë fakte të hidhura dhe të dhimbshme që trondisin shtyllat dhe tronditin besimin tonë.
Një hulumtues i paanshëm, besnik ndaj së vërtetës dhe realitetit, nuk ka alternativë tjetër përveçse të pranojë se Ebu Bekri i bëri padrejtësi Zahrasë dhe uzurpoi të drejtat e saj. Ishte e mundur që ai si kalif të plotësonte kërkesat e saj. Aq më parë, kur për dashurinë e saj ndaj të Vërtetës kishin dëshmuar Allahu, i Dërguari i Tij, s.a.v.a.,, të gjithë besimtarët, përfshirë Ebu Bekrin. Por politika ditore ka bërë të veten, të sinqertit i ka marrë për gënjeshtarë dhe gënjeshtarët si dashuronjës të së vërtetës.
Po, ishte një komplot i menduar për të eleminuar familjen e Profetit nga pozita për të cilën ishte zgjedhur nga Allahu, xh.sh. Filloi me largimin e Hz. Aliut nga kalifati, pastaj me sekuestrimin ilegal të trashëgimisë së Hz. Fatimes, duke refuzuar dëshminë e saj me indinjatë dhe poshtërim, në mënyrë që për të mos mbetet kurrfar respekti në mesin e muslimanëve.
Kjo përfundoi me vrasjen e Hz. Hasanit dhe Hz. Husseinit, dhe të gjithë fëmijëve të tyre dhe duke marrë gratë e tyre si rob lufte, si dhe duke persekutuar dhe vrarë simpatizantët e tyre. Ndoshta këto komplote kanë vazhduar edhe sot e kësaj dite, veprat e tyre po legalizohen dhe frytet e intrigave të tyre ende po piqen. Me siguri çdo mendimtar i lirë, një musliman i pakufizuar nga paragjykimet, kur një musliman lexon librat e historisë dhe kur dallon të vërtetën nga e pavërteta do të kuptojë se Ebu Bekri ishte i pari që filloi me padrejtësinë ndaj Ehli Bejtit. Medje edhe leximi i Sahihëve të Buhariut dhe Muslimit është i mjaftueshëm që një kërkues i paanshëm të përballet me të vërtetën.
Buhariu dhe Muslimi e pranojnë se Ebu Bekri i besonte çdo sahabiu të zakonshëm, nëse i drejtohej atij për diçka. Por ai nuk pranoi ta merrte për të vërtetë pretendimin e Hz. Fatimes, lideres së parajsës, duke refuzuar mandej dëshminë e Hz. Aliut dhe Umm Ajmanit! Le të shohim se çfarë tjetër kanë për të thënë Muslimi dhe Buhariu.
Në vëllimin e 3 -të të Buhariut në "Librin e dëshmive", në kapitullin "Mbi atë që urdhërohet të përmbushë premtimet", e transmetuar gjithashtu edhe te Muslimië "Librin e Virtytyve" në nënkapitullin "I Dërguari i Zoti kurrë nuk pyetet për diçka pa dhënë atë”, se Xhabir Ibn Abdullahu tha:
“ Pasi vdiq i Dërguari i Allahut, një pronë i ra Ebu Bekrit nga Ala ibn Hadrami dhe Ebu Bekri tha: “Kush i dha një hua Profetit ose ka ndonjë kërkesë nga ai e la të vie te ne. ' Xhabiri tha: "Unë thashë: "I Dërguari i Zotit më premtoi se do të më jepte këtë dhe atë, dhe ai i hapi krahët e tij tri herë. Mandej Xhabiri tha: ‘ edhe ai numrëoi 500 dinarë, mandej edhe 5 qindë dhe më pas edhe 5 qind të tjera dhe mi dha në duar’."
A mundet dikush ta pyesë Ebu Bekrin pse e besoi pohimin e Xhabir ibn Abdullahut se Profeti i premtoi se do t'i jepte këtë dhe atë dhe se ai pastaj i mbushi duart me 3 herë me nga 500 dinarë, pa e pyetur atë për ndonjë dëshmitar? A ishte Xhabir Ibn Abdullahu më i devotshëm se Fatimeja, liderja e të gjitha grave të Parajsës. Është edhe më e çuditshme nga sa më sipër që Ebu Bekri e refuzoi dëshminë e Hz. Aliut, të cilin Allahu e ka pastruar nga çdo papastërti dhe se dhënia e salavatit për të është obligim për çdo musliman, sikur që është obligim savati për të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. Dihet se sipas profetit dashuria për Aliun është baras me besimin, ndërsa urrejtja ndaj tij me mosbesimin.
(Sahihu i Muslimit,vëll. 1., fq. 61.; Sahihu i Tirmidhiut,vëll. 5., fq. 306.; Sunen-Nesa'i vëll. 8., fq.116. )
Për më tepër, Buhariu rrëfen një ngjarje tjetër që na jep një panoramë të plotë të presionit ndaj Fatime Zehras dhe Ehli-Bejtit të saj. Nga “Libri mbi dhuratat dhe vyrtytet si dhe nxitja e rreptë për të dhënë dhurata ose lëmoshë”, Buhariu rrëfen në Sahihun e tij se fisi Suhajb, të cilët Klient nga Ibn Jad'ani, paraqiti një kërkesë për dy shtëpi dhe një dhomë duke pretenduar se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ia dha Suhejbit. Ibn Mervan pyeti: "Kush do të dëshmojë si dëshmitar në përgjegjësinë e tij?" Ata thanë: "Ibën Omeri". Kështu që ai u thirr dhe ai konfirmoi se Profeti, s.a.v.a., i kishte dhënë Ibn Suhejbit dy shtëpi dhe një dhomë. Mervani e bazoi gjykimin e tij në dëshminë e Ibn Omerit. ”
(Sahihu i Buhariut, vëll. 3., fq. 143. )
Shikoni muslimanët se si favorizojnë disa dhe mënjanojnë disa të tjerë! A nuk është kjo padrejtësi dhe dhunë? Nëse dëshmia e Ibn Umerit në mbështetje të një pale të zakonshme është e vlefshme, tani përgjigjuni vetes pse dëshmia e Ali Ibn Talibit dhe Ajmanit nuk ishte e mjaftueshme?
A nuk është dëshmia e një burri dhe e një gruaje më e fortë se dëshmia e vetëm një burri, nëse duam të përmbushim normën kuranore në lidhje me numrin e dëshmitarëve? Apo ka të bëjë me atë se bijt e Suhejbit do të ishin më të fortë në kërkesën e tyre sesa është Hz. Fatimeja; apo se në sytë e gjyqtarëve Ibn Umeri është dëshmitar më i fortë se Hz. Aliu.
Sa i përket refuzimit të kërkesës së Hz. Fatimes nga Ebu Bekri, lidhur me kërkesën e saj mbi trashëgimine të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ajo me argument kuranor hodhi poshtë kapjen e Ebu Bekrit për hadithin (sipas të cilit Profetët nuk trashëgohen), një argument me të cilin duhet të peshohen të gjitha gjërat, e që bazohen në transmetimine besueshëm të Profetit: “Gjithçka që ju vie nga unë nënshtrojani librit të Allahut, andaj nëse përputhet me të pranojeni, ndërsa nëse nuk përputhet refuzojeni. "
Nuk ka dyshim se ky hadith bie në kundërshtim me ajetet e shumta kuranore. A ka ndonjë nga gjithë ata musliman që do të pyeste: A është vetëm një dëshmi e Ebu Bekrit më e fortë se të gjitha transmetimet e tjera dhe argumenti i Librit të Allahut? Dhe pse u hodhën poshtë dëshmitë e Fatimes dhe Aliut, të cilat përkonin me transmetimet e tjera, me arsyen dhe me Librin e Allahut? Dhe në fund të fundit, sido që ithtarët dhe mbrojtësit e Ebu Bekrit do ta dëshmojnë pozitën e tij të lartë, ky status asnjëherë nuk ka qenë më i lartë se pozita e Hz. Fatimes (lidere e të gjitha grave) dhe madhështia e Hz Aliut, të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka dalluar nga të tjerët në të gjitha fushat. Ta përmendim ditën kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., iu drejtua ashabëve me fjalët se do t’ia jep flamurin atij që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe të cilin e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij. Të gjithë gjakonin që flamuri të ishte në duart e tyre, mirëpo ai iu dha, askujt tjetër, pos Hz. Ali ibn Talibit.
(Sahihu i Buhariut, vëll. 4., fq. 5, vëll. 4., fq. 20.)
I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Aliu është nga unë dhe unë jam prej tij dhe ai është mbrojtësi dhe kujdestari i çdo besimtari pas meje."
(Sahihu i Muslimit, vëll. 7., fq. 121. )
Megjithatë, shumë ekstremistë mund të dyshojnë në autencititetin e të gjitha këtyre haditheve, por ata nuk mund të mohojnë detyrimin për të sjellë salavate në Hz. Aliun dhe Fatimen ashtu siç ia sjellin Profetit në secilën prej lutjeve të tyre. Nuk mund ta mohoj që Ebu Bekri, Omeri, Uthmani, dhe të gjithë ata që supozohet se u ishte premtuar Parajsa, ishin të detyruar të sillnin salavat në çdo lutje për Muhamedin, alejhi selam, dhe familjen e tij të pastruar nga të gjitha papastërtitë dhe mangësitë, siç raportohet në Sahihët Suni si ai i Buhariut (Sahihu i Buhariut, vëll. 6.,fq. 27.), Muslimit dhe në sahihët e tjerë. Kjo arriti në pikën ku Imam Shafiu tha:
"Lutja e atij që nuk sjell salavate mbi ju është e pavlefshme".
Nëse lejohet gënjeshtra dhe mohimi i të drejtave të këtyre anëtarëve fisnik të familjes së Ehli Bejtit, atëherë lirisht mund t'i themi lamtumirë Islamit. Nëse i pyesni ata pse këmbëngulin përsëri në korrektësinë e gjykimit të Ebu Bekrit, ata do të thonë se ai ishte gjykatës, dhe gjykatësi gjykon ashtu siç mendon se është më së miri, kështu që ai ka gjithmonë të drejtë. Kështu e drejta e të fortit është e ngjashme me të drejtën e luanit, e cila rrjedh nga dhëmbët dhe kthetrat e tij. O lexues, nisu me mua për ta bërë më të qartë për ju besueshmërinë e këtij pretendimi. Shikoni kontradiktën në të cilën zhytet Buhari në Sahihun e tij gjatë trajtimit të trashëgimisë. Pra, Buhari transmeton se Ebu Bekri përcolli hadithin e mëposhtëm: "Ne jemi një grup profetësh dhe ne nuk trashëgojmë, gjithçka që mbetet pas neshë është lëmoshë".
Ky është një hadith në të cilin besojnë të gjithë sunitët, dhe në bazë të tij ata sjellin dëshmi se Ebu Bekri nuk ishte i detyruar ta përmbushte kërkesën e Fatimes. Ajo që dëshmon pavlefshmërinë e këtij hadithi është se të drejtën e trashëgimisë së Profetit, përveç Hz. Fatimes, nga Ebu Bekri e kërkoi gjithashtu edhe gruaja e Profetit, nëna e besimtarëve. Kështu Buhariu bie në kundërshtim me kontradiktën e tij, kur konstaton se Omer ibn Hatabi ia ndau trashëgiminë e të Dërguarit, s.a.v.a., grave të Profetit. Për këtë në “Librin mbi mëkëmbësinë” në kapitullin “Mbi ndarjen e e asaj që iu takon”, Buhariu transmeton nga nafija, ky nga Abdullah ibn Omeri se i Dërguari, s.a.v.a., kishte lidhur kontratë me njerëzit nga Hajberi mbi shfrytëzimine tokës së punueshme me kushtin që gjysma t’iu takoj atyre, ndërkaq gjysma tjetër t’i takoj komunitetit.
Profeti, s.a.v.a., zakonisht i jepte secilës prej grave të tij 100 “vaska” (sasi për drithërat), 80 vaska hurma dhe 20 vaska elb. Kur Omeri u bë kalif, ai u ofroi grave të Profetit një zgjedhje midis zotërimit të tokës dhe ujit ose asaj që më parë iu takonte në ushqim. Disa zgjodhën tokën dhe disa ushqimin, ndërsa Aisheja zgjodhi tokën.
(Sahihu i Buhariut, vëll. 3., fq. 68. )
Kjo transmetim tregon qartë se Hajberi ishte një çështje e trashëgimisë së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., mu ashtu siç e kërkoi Fatimeja pjesën e saj në të, ndërsa Ebu Bekri e hodhi poshtë pretendimin e saj me arsyetimin se ishte trashëgimia e Profetit që nuk trashëgohej. Nga hadithi bëhet e qartë se Omeri ishte i gatshëm t’ua ndajë grave të Profetit, s.q.v.a. tokën e Hajberit, si trashëgimi i e tij, dhe se disa prej tyre pranuan pjesën e tyre në tokë. Nëse Profeti ndaloi trashëgiminë, atëherë si e mori Aisheja pjesën e saj? Dhe si është e mundur që Fatimeja të mos e fitoj pjesën e vet?
Na jepni një interpretim të drejtë të kësaj, o ju njerëzit e arsyes, ju me siguri se do të meritoni të shpërbleheni dhe të fitoni bekime dhe lavdërime të denja. Për më tepër, si e përvetësoi Aisheja pothuajse të gjithë shtëpinë, ndryshe nga gratë e tjera? Ishte ajo që e varrosi babanë e saj në shtëpinë e të Dërguarit të Zotit, pastaj e varrosi Omerin pranë tij, ndërsa ia ndaloi Hz. Huseinit ta varroste vëllain e tij Hz. Hasanin pranë gjyshit të tij, ndrësa ndaj gjithë kësaj Ibn Abasi do të reagoj duke i thënë asaj:
"Ju hipët në deve (duke aluduarnë betejën rreth devesë), sot ke shaluar gomarin (ngase hipur mbi gomarë kishte dalë para funeralit të Hz. Hasanit për ta penguar varrimin e tij pranë profetit), ti nëse do të keshë jetë, do ta shalosh edhe elefantin, ke pasë të drejtën e të nëntës pjesë nga mirazi prej 8 pjesëve, mirëpo ti po bënë atë që po ta kënda ty.”
Sidoqoftë, nuk dua më të merrem me këtë temë, sepse iu mbetet studiuesve t’u drejtohen analeve të historisë, por nuk është e tepërt ta kujtojmë fjalimin Hz. Fatime Zehrasë drejtuar Ebu Bekrit dhe sahabe të shquar që ishin të pranishëm me atë rast, ashtu që të përmbushet parimi kur’anor, se ai që e pëson që ai që vuan të jetë me dituri dhe gjithashtu, që ai që shpëtohet të jetë pas dëshmive të dukshme. Në Kur’an thuhet: “A mos me vetëdije e shpërfillët Librin e Allahut dhe me vetëdije e hudhët prapa shpinëve tuaja?” "Dhe Sulejmani trashëgoi Davudin ...
Andaj, lidhur me Zekerijanë, a.s., thuhet:
"Më jep nga vetja një trashëgimtar që do të më trashëgojë mua, familjen e Jakubit dhe bëje atë, o Zoti im, një nga ata me të cilët do të jeshë i kënaqur". "Ata që janë në lidhje gjaku nga lindja, ata do të trashëgojnë njëri -tjetrin në përputhje me dispozitën e Allahut." "Allahu ju urdhëron që fëmijët tuaj meshkuj të marrin dy pjesë nga fëmijët femra!" "Nëse vdisni, ju urdhërohet të bëni një shpërndarje të vlefshme të pronës për prindërit tuaj dhe më të afërmit tuaj në mënyrën e përcaktuar! Kjo është një detyrë ndaj atyre që janë të devotshëm.”
A ju është dhënë ndonjë ajet i veçantë që privon babain tim nga detyrimet e lartpërmendura? Dhe mos ju jeni më të ditur se babai im dhe kusheriri i tij (Aliu). Kur bëhet fjalë për interpretimet e ajeteve të qarta dhe të paqarta, ose doni të thoni që njerëzit e feve të ndryshme nuk trashëgohen (do të thotë: a mendoni se unë dhe babai im jemi pjesëtarë të feve të ndryshme – vër. e përkth.)? Çdo gjë që bëni regjistrohet, vuloset dhe do t'ju presë në Ditën e Gjykimit! Po, gjykatësi më i mirë është Allahu, udhëheqësi më i mirë është Muhamedi, s.a.v.a., dhe një ditë e veçantë do të jetë Dita e Gjykimit kur të gjithë ata që gënjyen do të jenë humbës. ”