Ehlibejt
Portal shi'ia ithna a'sheri
  • Home
  • Al muradjat
  • ROOTS OF THE KARBALA TRAGEDY
  • SAUDI ROYALS’
  • SHQIP

 

 

Përgjithësisht për sahabet

 

 

Të gjitha dispozitat ligjore dhe çështjet e besimit islam na janë transmetuar nga sahabet. Askush nuk mund të pretendojë se bënë ibadet në bazë të Sunetit dhe Librit të Allahut, e që të njëjtën kohë të mos pretendojë se sahabët ishin ndërmjetës për këto dy gjëra, për të gjithë myslimanët nga Mashriku deri në Maghrib (nga Lindja deri në Perëndim). Miërpo, mes sahabeve kishte mosmarrëveshje pai që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., shkoi nga kjo botë. Ata mallkuan njëri-tjetrin, luftuan kundër njëri-tjetrit dhe madje vranë njëri-tjetrin. Në atë rast, nuk është e mundur që ne të pranojmë të gjitha rregullat e transmetuara përmes tyre pa një epilog kritikash, verifikimesh dhe hezitimesh.

Gjithashtu, ne nuk mund ta pranojmë në mënyrë jo kritike dhe të verbër pozicionin e tyre pa ditur biografitë e tyre, d.m.th. çfarë bënë ata gjatë jetës së tyre si dhe gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe pasi ai shkoi në amshim.

 

Prandaj është e nevojshme të bëhet një distancë midis të sinqertëve nga të pasinqertët, të atyre që duan të vërtetën dhe atyre që nuk e duan, atyre që kanë devijuar, midis të sinqertëve dhe hipokritëve, si dhe atyre që janë kthyer në gjurmët e injorancës (xhahilijetit). Është për të ardhur keq që Ehli-Sunneti nuk lejon dhe ndalon apsolutisht çdo diskutim rreth sahabëve dhe zbulimin e çfardo gabimi të tyre. Ehli Sunneti është i kënaqur me të gjithë ata dhe i bekon të gjithë pa përjashtim, ashtu siç bekojnë Muhamedin dhe Familjen e tij. Pyetja që patjetër duhet t'i bëhet Ehli Sunetit është:

 

 Nëse kritikat dhe përpjekjet për të gjetur gabime te sahabët e meritojnë të jenë të ndaluara nga ana e islamit? Dhe a është kjo në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunetin?

 

Për mua është e domosdoshme të ketë një përgjigje ndaj kësaj pyetje, me qëllim të shqyrtimit të veprave dhe fjalëve të disa sahabëve gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe pas vdekjes së tij, dhe bazuar në atë që përmendet në Sahihët e dijetarëve të Ehl-Sunetit, Musnedët dhe veprat historike. Unë do ta bëj këtë në një formë koncize pa u mbështetur në ndonjë libër të shiave pasi mendimi i tyre për disa sahabë është i njohur dhe nuk kërkon sqarime të mëtejshme.

 

Duke eleminuar çdo konfuzion dhe kështu duke mos lënë asnjë provë, e cila prej kundërshtarëve do të përdorej kundër meje, më duhet të pohoj se kur përmendim sahabët në këtë pjesë të librit, gjithnjë fjla është për disa prej tyre, e jo me të gjithë sahabet. Ata me të cilët përkon kjo pjesë mund të jenë shumica ose pakica.

 

Dashtë Allahu, ne do ta dëshmojmë këtë gjatë hulumtimit tonë.

E them këtë sepse shumë prodhues të problemeve na akuzojnë se jemi kundër sahabëve. Ata thonë se ne i baltosim dhe i mallëkojmë ata, me qëllim për të ndikuar te ata që na dëgjojnë neve dhe që atyre t’ia mbyllim rrugën e hulumtimit. Përkundrazi, ne distancohemi nga çdo sulm dhe baltosje e atyre sahabëve që Kur’ani i quan faleminderues (mirënjohës).

 

Po kështu, ne distancohemi nga ata sahabë që janë kthyer xhahilijetit, nga ta që, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., shkaktuan devijimin e shumicës së muslimanvëe. Ne nuk i fyejmë e as nuk shpifim as edhe ndaj atyre që janë shkaktar të devijimit,. Ne vetëm i bëjmë publike të bëmat ose të pabërat e tyre, të cilat në mënyrë kronologjike i kanë bërë të ditura historianët, në mënyrë që e vërteta të jetë e qartë për ata që e kërkojnë atë. Vëllezërit tanë nga Ehli-Sunneti e trajtojnë këtë si një sulm dhe mallkim të sahabëve. 

 

Kur'ani Famëlartë, fjala e Allahut e cila është e Vërteta e pastër, hapi derën dhe na informoi se midis sahabëve kishte hipokritë, horra, të padrejtë, gënjeshtarë, politeistë, të kthyer në Xhahilijet si dhe ata që shqetësuan të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. Gjithashtu, edhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i cili nuk flet çfarë i teket dhe nuk mund të jetë subjekt i kritikave, na e hapi këtë derë, duke paralajmëruar se midis sahabëve kishte llum dhe horra që shkelën kontratat dhe betimet e tyre, se midis tyre kishte nga ata që u tha se do të hynë në zjarr dhe se fare nuk do t’iu bëjë dobi fakti se shoqëruan të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.

 

Përkundrazi, në Ditën e Gjykimit, të qenit sahabë do të jetë një argument më shumë kundër tyre dhe një arsye për të rritur dënimin, në ditën kur nuk do të ketë dobi nga asnjë pasuri ose lidhje farefisnore. Allahu i Urtë në Librin e Tij, e gjithashtu edhe Suneti i të Dërguarit të Tij, sjellin dëshmi, se vërteta nuk mund të fshihet dhe se ka mënyra që ajo të dalë në dritë, përkundër gjithë atyre, përfshirë edhe Ehli Sunetin dhe xhematin, të cilët dëshirojnë t'i parandalojnë muslimanët nga diskutimi dhe raportit kritik ndaj sahabeve.

 

Pse ata ia pamundësojnë muslimanëve t’i njohin miqtë e Allahut dhe të bëjnë miqësi me ta. Gjithashtu, pse i parandalojnë muslimanët t’i njohin armiqtë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., në mënyrë që të ballafaqohen me ta. Një ditë e gjeta veten në xhaminë më të madhe turke, ku po falesha. Imami u ul në mes të hallkës së atyre që faleshin dhe luteshin së bashku. Ai filloi me sulme dhe etiketime të apostatëve, gjegjësisht ndaj atyre që flasin kundër sahabëve të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Ai foli për një kohë të gjatë dhe më pas tha: “Kini kujdes nga ata që, me pretekstin e arritjes së së vërtetës, flasin kundër sahabëve të nderuar. Mbi ta do të bie mallkimi i Allahut, i të gjithë engjëjve dhe njerëzve. Ata duan të prodhojnë dyshim në zemrat e njerëzve në lidhje me besimin e tyre.

 

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha:

"Nëse një hadith vjen nga sahabët e mi, pranojeni atë, sepse, për Allahun, nëse do të shpenzonit ari në madhësinë e kodrës së Uhudit, nuk do të arrinit as të dhjetën e madhështisë së tyre".

 

Një nga anëtarët e ndriçuar që ishte me mua, e ndërpreu atë dhe tha: "Ky hadith i mvishet të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. "Imami i xhematit dhe disa nga dëgjuesit e pranishëm u tërbuan duke na konsideruar si jobesimtarë dhe apostatë. Duke e kuptuar që situata kërkonte pak diplomaci, i thashë hoxhës së xhematit: “Zotëri dhe mësues i shquar. Cili është mëkati i një muslimani që lexon këtë ajet në Kur’an:

 

"Muhamedi është vetëm një i Dërguar, ndërsa kishte profetë edhe para tij. Nëse ai do të vdiste ose do të vritej, a do t’i ktheheshit gjutmëve tuaja? Ai që i kthehet gjurmëve të veta nuk do ta dëmtojë Allahun aspak, dhe Allahu me siguri do t'i shpërblejë mirënjohësit". (3: 144)

 

Dhe cili është mëkati i një muslimani që në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit lexon fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.:

“Ditën e Gjykimit ju do të ndaheni në të majtë. Unë do të pyes: ‘Ku po i çoni?’ Do të më thuhet: ‘Në zjarr, për Zotin.’ Ndërsa mua do të më thuhet: ‘Ju nuk e dini se çfarë bënë ata pas vdekjes suaj. Ata janë larguar nga rruga juaj dhe janë kthyer në gjurmët e xhahilijetit. 'Dhe pas kësaj unë do të them,' Larg qofshin nga unë, Larg qofshin nga unë. Mjerë ata që pas meje ndryshuan rrugën. Unë nuk shoh asnjërin se do të shpëtohet, përveç disa prej tyre, si disa deve nga e gjithë tufa ".

(Sahih Buhar, vëll. 7, f. 209, vëll. 4, f. 94, vëll. 4, f. 156; Sahihu i Muslimit, vëll. 7, f. 66.)

 

Të gjithë më dëgjuan me qetësi, dhe disa pastaj më pyetën, "A është ky hadith me të vërtetë nga Buhariu?" "Po, ashtu siç jam i sigurt se Allahu është Një, se Ai nuk ka shok dhe se Muhamedi, s.a.v.a., është rob dhe Dërguar i Tij." Kur hoxha i xhematit e kuptoi efektin e citimit tim te të pranishmit rreth meje, tha në heshtje: “Ne kemi mësuar nga shejhët tanë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se dilemat (hutia) qëndrojnë gjithmonë të fjetura. Mallkimi i Zotit qoftë mbi atë që i zgjon ato". Unë i thashë: “Zotëri, përçarjet dhe anarkia nuk janë vënë kurrë në gjumë, por ne jemi ata që jemi fjetur, ndërkaq atë që nga mesi ynë zgjohet, i ka hapur sytë e vet, ka kuptuar të vërtetën, ti po e akuzon atë për zgjimin e dilemave (hutisë, çregullimit). Sidoqoftë, muslimanët pretendojnë të ndjekin Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij dhe nuk thonë se ata ndjekin shejhët e tyre të nderuar të cilët ishin të kënaqur me Muavijen, Jezidin, Amr ibn 'Asin. " Imami i   Xhematit tha i zemëruar, "Mos ti je i pakënaqur me udhëheqësin tonë Muavijen, sekretarin e Shpalljes?"

 

Unë thashë: "Kjo figurë ka nevojë për më shumë kohë për t'u karakterizuar. Nëse doni të dini mendimin tim për të, unë do t'ju jepja librin tim Sumehtedejtu, mbase ai do t'ju zgjojë nga ajo ëndërr dhe do t'ju hapë sytë ndaj së Vërtetës. Imami i Xhematit e pranoi fjalimin tim dhe librin tim me hezitim. Pas një muaji, ai më shkroi një letër të mrekullueshme, duke falënderuar Allahun që e udhëzoi atë në rrugën e drejtë duke shprehur dashurinë e tij për Ehli-Bejtin. Ndërsa unë i kërkova leje për ta përcjellë letrën e tij në librin e tretë në mënyrë që ajo të kishte një përmbajtje të plotë krahas shprehjes së dashurisë dhe sinqeritetit të shpirtit, i cili, kur njehë të Vërtetën, do t’i përkushtohet më shumë asaj. Kjo pasqyron realitetin e shumicës së anëtarëve të Ehli Sunetit të cilët, sapo t’iu hiqen perdet, janë të prirur drejt së vërtetës.

 

Sidoqoftë, ai kërkoi që letra e tij të mbetej e fshehtë, të mos botohej, pasi e konsideroi të domosdoshme që të kishte kohë të mjaftueshme për ta bindur xhematin e tij për të vërtetat e zbuluara. Ai gjithashtu dëshironte që, siç e tha edhe vet, kalimi i tij të ishte i qetë pa ndonjë ngritje pluhuri. Le të kthehemi te tema e diskutimit, pra, sahabët, në mënyrë që të zbulojmë të vërtetën e hidhur që Kurani Famëlartë regjistroi dhe Profeti e paralajmëroi në hadithe. Le të fillojmë me fjalët e të Plotfuqishmit në të cilat nuk ka gënjeshtra, sepse Ai është kodi i fundit i drejtë dhe Ai është ndarësi më i besueshëm i së vërtetës nga e pavërteta.

 

Allahu i Lartësuar thotë për disa sahabë:

"Nga beduinët mes jush ka hipokritë, ndërsa ka edhe mes banorëve të Medinës që janë të kujdeshëm në hipokrizi, që ti nuk i njeh, por Ne i njohim ata. Ne do t'i vëmë ata në vuajtje të dyfishtë dhe pastaj ata do të kthehen në vuajtje të mëdha ". (9: 101) "Hipokritët betohen në Allahun se ata nuk folën, dhe ata sigurisht folën fjalë pabesimtare dhe treguan se ishin jobesimtarë, pasi ata kishin pranuar publikisht Islamin dhe donin ta bënin atë që nuk arritën ta bënin" (9:74)

 

“Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë. (9:77)

 

“Beduinët janë jobesimtarët më të mëdhenj dhe hipokritët më të këqij dhe është e kuptueshme që ata nuk i njohin dispozitat që Allahu ia zbulon të Dërguarit të Tij. Ndërsa Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. ” (9:97)

 

“Zemrat e tyre janë të sëmura ndërsa Allahu ua rrit edhe më shumë sëmundjen e tyre. Vuajtje të dhimbshme i presin ata sepse gënjejnë ". (2:10)

 

"Kjo sepse ata ishin besimtarë, pastaj jobesimtarë dhe pastaj zemrat e tyre u vulosën, kështu që nuk kuptojnë." (63: 3)

 

“A nuk i shihni ata që pretendojnë se besojnë në atë që ty të është shpallur dhe në atë që është zbuluar para jush dhe prapëseprapë duan t’iu gjykohet para djallit ndërsa janë urdhëruar të mos besojnë në të. Ndërsa djalli dëshiron t'i shpie në lajthitje të madhe ata ". (4:60) "Dhe çfarë do të ndodhë atëherë kur për shkak të veprave të bëra me duert e tyre i godet ndonjë fatkeqësi, dhe të vijnë tek ju duke u betuar në Allahun:" Ne vetëm kemi dashur të bëjmë mirë dhe të ketë harmoni. "(4:62)

 

“Kur i shikoni, pamja e tyre ju ngazëllen; ndërsa kur flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre - megjithatë, ata janë si trungje të përkulur e të zbrazët dhe ata mendojnë se çdo britmë është kundër tyre. Ata janë armiq të vërtetë, kështu që kini kujdes prej tyre! Allahu i vraftë, ku po largohen?! ” (63: 4)

 

"Allahu i njeh mirë ata mes jush që mbanin të tjerët dhe miqve të tyre u thonin:" Bashkohuni me ne! "Ndërsa vetëm disa shkuan në fushëbetejë. Duke mos dashur t’iu ndihmojnë, ndërsa kur mbretëron frika, shikojnë drejt teje, duke i rrotulluar sytë, sikur të jenë pa ndjenja para vdekjes, posa të kalojë frika, ata ju shajnë me gjuhët e tyre të mprehta, dhe bëhen kopracë për të bërë ndonjë të mirë. Ata nuk besojnë, dhe prandaj Allahu do t’i anulojë veprat e tyre, e kjo për Allahun është e lehtë”(33: 18,19).

 

"Ka nga ata që vijnë të të dëgjojnë, dhe posa të largohen prej teje, i pyesin ata që u është dhënë njohuria:" Çfarë tha ai pak më parë? "Këta janë ata zemrat e të cilëve Allahu i ka vulosur dhe që ndjekin epshet e tyre "16)

 

"Po të donim, ne me të vërtetë do t'au tregonim ata (se si duken apo kush janë) dhe ju me siguri do t'i njihnit nga shenjat e tyre. Por ti do t’i njohësh ata nga mënyra se si flasin, ndërsa Allahu i di veprimet tua ”. (47:30)

 

"Beduinët që munguan do të të thonë: 'Na mbajtën (nuk na lëshuan) tufat tona dhe familjet tona, prandaj kërkoni falje për ne!' Ata flasin me gjuhët e tyre atë që nuk është në zemrat e tyre. Thuaj: ‘Ndaj, kush mund ta ndryshojë vendimin e Allahut, nëse Ai dëshiron t’ju dëmtojë, ose nëse Ai dëshiron t’ju bëjë ndonjë të mirë?’ Allahu e di atë që po bëni. ” (48:11)

 

Këto ajete të qarta nga Libri i Lartësuar i Allahut shpjegojnë hipokrizinë e qartë të disa prej tyre që u rreshtuan në mesin e Sahabëve të sinqertë, kështu që Allahu nuk e shpalli këtë ajet për ta, gjendja e tyre e vërtetë do të mbetej e fshehur edhe nga vetë Profeti, s.a.v.a. Mirëpo, Ehli Sunneti në vazhdimësi polemizon me ne për këtë, duke thënë: “Çfarë kemi me hipokritët që janë të mallkuar. Sahabët nuk janë prej tyre ose këta hipokritë nuk ishin në mesin e sahabëve ”.

 

Ndërsa nëse i pyet ata: kush janë këta hipokritë për të cilët janë shpallur mbi 150 ajete, veçanërisht në ajetin kuranor 9:63, ata do të përgjigjen: "Këta janë Abdullah ibn Ubeje dhe Abdullah ibn Selul". Përveç këtyre dyve, ata nuk gjejnë të tjerë. Subhlnallah! Nëse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., shumicën e tyre nuk i njihte personalisht, atëherë si është mundur që hipokrizia të përkojë vetëm me Ibn Ubejen dhe ibn Ebu Salulin, këta dy që ishin të njohur për të gjithë muslimanët. Siç pretendoni ju, i Dërguari Allahut, s.a.v.a., i njihte disa prej tyre dhe ia tha emrat e tyre Huzejf ibn Jemamit, duke e urdhëruar atë që t’i mbante sekret emrat e tyre deri aty sa Omeri gjatë periudhës së sundimit të tij e pyeti Huzejfen për veten, se mos ishte një nga ata hipokritë? Kjo është ajo shpaloset në librat tuaj.

(Kanzul Umaal, vëll. 7, f. 24; Tarih ibn Asakir, vëll. 4, f. 97; Ihja Ulumul-din, vëll. 1, f. 129)

 

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dha një tregues të qartë me të cilin hipokritët mund të njihen, e ajo ishte urrejtja ndaj Ali ibn Ebu Talibit siç pohoni në Sahihët tuaj. (Sahihu i Muslimit, vëll. 1, f. 61; Tirmidhi, vëll. 5, f. 306; Nisai, vëll. 8, f. 116; Kanzul Ummal, vëll. 15, f. 105).) Shumica e këtyre sahabëve me të cilët jeni të kënaqur dhe që kanë një pozitë të ngritur në sytë tuaj e urrejnë Ali ibn Ebu Talibin duke shkaktuar rebelim dhe luftëra kundër tij. Ata e mallkuan si për së gjalli ashtu edhe pasi iku nga kjo botë, dhe ata madje edhe e vranë. Ata vepruan kështu si ndaj tij ashtu edhe ndaj familjes së tij dhe atyre që ishin përkrah tyre, dhe ju i konsideroni të të shquar gjithë sahabët. Urtësia e të Dërguarit të Allahut e detyroi atë të informonte Huzajfiun për emrat e tyre ndërsa në rastet tjera t’i informonte muslimanët për karakteristikat dhe shenjat e tyre. Kjo u bë në mënyrë që ai të përmbushte detyrimin e tij ndaj njerëzve dhe që askush të mos thoshte, ne nuk e dinim ose nuk ishim të vetëdijshëm për këtë.

 

Ajo që pretendon Ehli-Sunneti, sot është e pavlefshme: "Ne e duam Imam Aliun, Allahu ia ndriçoftë fytyrën dhe e bekoftë".

Nëdrsa ne themi, "Nuk mund të ketë dashuri në zemrat e besimtarëve në të njëjtën kohë për miqtë e tij dhe për armiqtë e tij, sepse Imam Aliu tha," Nuk është prej neshë ai që na barazon me armiqtë tanë. "

 

Për më tepër, kur Kur’ani Famëlartë flet për sahabët, ai u flet atyre përmes përshkrimeve të ndryshme dhe shenjave dalluese. Me përjashtim të sahabëve të mëdhenj e të sinqertë, të tjerët në Librin e Urtë përshkruhen si mashtrues, ata që shkelin betimin dhe kontratat, ata që kthehen prapa në xhahilijjet, ata që dyshojnë tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, s.a.v.a., që ikin nga fusha e betejës duke kundërshtuar të Vërtetën, të cilët janë të pabindur ndaj urdhrave të Allahut dhe urdhërave të të Dërguarit të Tij, të cilët i pengojnë të tjerët nga xhihadi, që gjakojnë për gjëra të pavlera dhe tregti, braktisin lutjen, thonë atë që nuk e bëjnë, të cilët pretendojnë se janë me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., sipas dispozitave Islame, ndërsa zemrat e tyre janë të ngurta dhe nuk zbuten kur përmendin Allahun, të cilët ngrenë zërin e tyre në prani të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., të cilët i shkaktojnë vështirësi ose që dëgjojnë hipokritët.

 

Le të mjaftohemi me këta tregues të pakët, ngase janë edhe shumë ajete që nuk i kemi cituar për hir të hapësirës. Mirëpo, mjafton që për këtë rast t’i përmendim edhe disa ajete që u shpallën me qëllim të kritikimit të Sahabëve që përshkruhen nga atributet e përmendura dhe tëcilët pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la kët botë u konsideruan si bashkohës (sahabe) të vërtetë dhe të nderuar. Ndaj, a nuk është e mundur, pra, që muslimanët të thonë diçka kundër tyre ose të gjejnë disa gabime te ata.

 

 

 

  • Parathënie
  • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
  • Pyetni të diturit
  • Çështja në lidhje me Krijuesin të fuqishmin dhe Madhërishmin
  • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
  • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
  • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
  • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
  • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
  • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
  • A e dini kush është Hatixhja?
  • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
  • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
  • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
  • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
  • Dijetarët për Ehli Bejtin
  • Përgjithësisht për sahabet
  • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
  • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo botë
  • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
  • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
  • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
  • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
  • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
  • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
  • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
  • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
  • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
  • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
  • Mbi Kalifatin
  • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
  • Lidhur me hadithet fisnike
  • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
  • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
  • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
  • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
  • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
  • Konkluzioni
www.free-Counter.org
Politique des cookies | Plan du site | Rétractation du contrat
© 2025
Déconnecter | Modifier
  • Home
    • Poslanik mira i ljubavi
    • Posljednji dani života Poslanika islama
    • Poslanikova dzenaza
    • Ehlulbejt u časnom Kur'anu
    • Ehlul bejt u Poslanikovim hadisima
    • Israilijat u muslimanskom nasljeđu (video)
    • Poslanikov Sunnet i Ehlulbejt
    • Uloga imama Ehlul Bejta u cuvanju Islama
    • Ali, Ali, (zašto) samo Ali!(?)
    • Kur’an i učenjaci škole Ehlulbejta
    • Politička uloga Imama Ehlulbejta
    • Kur'an u hadisima Ehlulbejta
    • Objavljivanje Kur'ana i njegovo širenje
    • Hadis-Gadir,putem suni predaje
    • Objasnjenje osnova Shiia aqide
    • Šta je islam
    • Dvije familije - Hašim i Umejja
  • Al muradjat
    • Uvod
    • Biografija autora
    • Pismo 1 - Pismo 2
    • Pismo 3 - Pismo 4
    • Pismo 5 - Pismo 6
    • Pismo 7 - Pismo 8
    • Pismo 9 - Pismo 10
    • Pismo 11 - Pismo 12
    • Pismo 13 - Pismo 14
    • Pismo 17 - Pismo 18
    • Pismo 15 - Pismo 16
    • Pismo 19 - Pismo 20
    • Pismo 21 - Pismo 22
    • Pismo 23 - Pismo 24
    • Pismo 25 - Pismo 26
    • Pismo 27 - Pismo 28
    • Pismo 29 - Pismo 30
    • Pismo 31 - Pismo 32
    • Pismo 33 - Pismo 34
    • Pismo 35 - Pismo 36
    • Pismo 37 - Pismo 38
    • Pismo 39 - Pismo 40
    • Pismo 41 - Pismo 42
    • Pismo 45 - Pismo 46
    • Pismo 47 - Pismo 48
    • Pismo 49 - Pismo 50
    • Pismo 51 - Pismo 52
    • Pismo 53 - Pismo 54
    • Pismo 55 - Pismo 56
    • Pismo 43 - Pismo 44
    • Pismo 57 - Pismo 58
    • Pismo 59 - Pismo 60
    • Pismo 61 - Pismo 62
    • Pismo 63 - Pismo 64
    • Pismo 65 - Pismo 66
    • Pismo 67 - Pismo 68
    • Pismo 69 - Pismo 70
    • Pismo 71 - Pismo 72
    • Pismo 73 - Pismo 74
    • Pismo 75 - Pismo 76
    • Pismo 77 - Pismo 78
    • Pismo 79 - Pismo 80
    • Pismo 81 - Pismo 82
    • Pismo 83 - Pismo 84
    • Pismo 85 - Pismo 86
    • Pismo 87 - Pismo 88
    • Pismo 89 - Pismo 90
    • Pismo 91 - Pismo 92
    • Pismo 93 - Pismo 94
    • Pismo 95 - Pismo 96
    • Pismo 97 - Pismo 98
    • Pismo 99 - Pismo 100
    • Pismo 101 - Pismo 102
    • Pismo 103 - Pismo 104
    • Pismo 105 - Pismo 106
    • Pismo 107 - Pismo 108
    • Pismo 109 - Pismo 110
    • Pismo 111 - Pismo 112
  • ROOTS OF THE KARBALA TRAGEDY
    • Dedication
    • Arab Civilization on the Eve of the Prophet’s Arrival
    • Religion of Arabs at the time of Prophet Muhammad
    • Worship And Dealings during the Prophet’s Time
    • Violation of Orders about Usamah’s Army
    • A Look at The Phrase: “We Have The Book Of Allah With Us”
    • Beginning Of Imamiyah and Non-Imamiyah Ways and a Brief Description Of Both
    • Quranic Affairs
    • Fadak Affair
    • A Discussion About the Phrase of ‘She Frowned’ (Ghadhibat)
    • Lady Fatima’s Sorrow and the Author
    • What Does Umar’s Behavior Show?
    • Legal Viewpoint in the Fadak Affair
    • Helpers Of Judgment On Fadak
    • The Rest of the Fadak Tragedy
    • Opponents Make Light of the Fadak Affair
    • Causes Of Aale Muhammad’s Dishonor
    • Atrocities on Muhammad’s Progeny and how they Bore Them Patiently
    • A Glance at the Religious Leadership of Muhammad’s Progeny
    • Compilation of Quran and Its Harmful Effect On The Religious Leadership Of Bani Hashim
    • Second Cause Of The Decrease Of Religious Significance Of Bani Hashim
    • A Discussion About Sunni and Imamiyah Faith
    • Examples Of Dissociation Of The Two Sects
    • Imams of the Prophet’s Family
    • Important Warning
    • Examples of Religious Differences Between The Two Sects
    • Need Of Unity Among Muslims
    • The Religion of Imamites is The Religion of Ahlul Bayt
    • The Desired Success Of Ahlul Sunnat Faith
    • Differences Of The Principles With Regard To The Tragedy Of Karbala’
    • Beliefs Of Ahlul Sunnat And Imamiyah With Regard To Caliphate
    • The Arson
    • After The Arson
    • Decrease in the Respect Of Ahlul Bayt From The Aspect Of The Rule Of Consensus
    • Inappropriate Titles That Decreased The Respect Of Muhammad’s Progeny
    • A Glance At The Title Of Siddiq Akbar
    • A Glance At The Title Of Farooq Aazam
    • A Glance At The Title Of Saifullah
    • Siddiqa, An Exclusive Title Of Lady Fatima
    • Decrease in the Respect Of Amirul Mo-Mineen In Relation To The Marriage Of Umme Kulthum
    • Belief in The Holy Five is The Exclusive Belief Of Shias
    • Caliphate Cannot Be Divorced From Imamate
    • Writings Based On The Superiority Of Ali And The Proof Of His Caliphate
    • The Greater Battle Of Badr
    • Battle Of Uhud
    • Battle Of The Ditch
    • Battle of Khaybar
    • Battle Of Hunayn
    • The Tragedy of Karbala’ Is the Natural Consequence of Some Unnatural Factors
    • Yazeed’s Allegiance and the Tragedy of Karbala’
    • Justification Of The Martyrdoms Of Imams Hasan And Husayn
    • Infallibility and Fallibility of Imam Husayn
    • The Absurd Belief Of Tafzeeliya Sect
    • Piranepir And Sadaat Hasani
    • Caliphate is From Allah or Caliphate is From People – Its Connection with Composition of Marsiya (Elegy) Writing
    • ‘Devotion’ Of Maulavi Nazir Ahmad to the Holy Prophet and His Family
    • Tragedy Of Karbala’ Demands Close Attention
    • Husayn’s Side
    • Yazeed’s Side
    • Destruction of the Imam’s Enemies
    • Philosophy of Karbala’ Tragedy And Distribution Of Wisdom
    • Manners And Etiquettes
    • Determination
    • Civic Sense
    • Revolutionary Condition of Bani Hashim
    • Writer’s Belief
    • Abu Bakr’s Caliphate in the View of Ali
    • Value Of Abu Bakr’s Caliphate
    • Caliphate From People Or Caliphate From Allah
    • A Close Look At The Present Situation Of The World
    • Caliphate Of The Prophet In The View Of The Two Sects
    • Verse Of The Cave
    • A Glance At The Verse Of “Wallazeena Ma-Ahu” (And Those With Him)
    • A Glance At The Prevalent Sufism
    • Abu Bakr’s Leading Of Prayer
    • Descendants Of Ahlul Bayt (Sadaat) Were Slave Children
    • Islam and the Two Caliphs
    • The Verse Of Surah Noor Discussed
    • Analysis Of The Tradition, “My Companions Are Like Stars; You Will Be Guided, If You Follow Any Of Them.”
    • Existence Of Mahdi, Master Of The Age
    • Lineage Of Imam Mahdi
    • Some Important Topics: Abdullah Ibn Saba And Shiaism
    • Superiority Of Abu Bakr And Umar According To Zaidiya Traditions
    • Sahifa Kamila And Merits Of The Two Caliphs
    • Martyrdom Of Imam Husain And Yazeed’s Desire
    • Lady Khadija And ‘A’ysha
    • Ja’far, The Liar (Kazzab)
    • Muhammad Ibn Hanafiya And Imam Zainul Aabideen
    • Ahlul Sunnat And Lady Shaharbano
    • Parents Of The Holy Prophet And The Imams
    • Was Abu Talib a Disbeliever?
    • Why Ali Did Not Take Up Arms Against The Caliphs?
    • Allegation That Abdullah Ibn Umar Paid Allegiance To Yazeed
    • Muawiyah Ibn Abu Sufyan
    • Yazeed Bin Muawiyah Bin Abu Sufyan
    • A Thirty-Year Caliphate
    • Jurisprudence Based On Personal Opinion and Analogy
    • Seeing Allah
    • According To Ahlul Sunnat It Is Permitted To Curse The Imamiyah Sect
    • Is Ali Inferior To Abu Bakr And Umar Even From The Lineage Point Of View?
    • To The Kind Attention Of Muslims
    • Zaid Ibn Ali Ibn Husayn, Or Zaid The Martyr
    • Khalid Bin Walid
    • Ahlul Sunnat And Bani Abbas Caliphs
    • Objection Against The Counting Of Imams As Counted By Mulla Abdul Rahman Jami
    • Speech And Activities Of Muawiyah Ibne Yazeed
    • Types Of Traditions Of The Pure Imams
    • Use Of Analogy And Personal Opinion Are Not Shia Practices
    • Merits Of Abu Dharr Al-Ghifari, Ammar Bin Yasir, Abdullah Bin Masood, Owais Qarni And Salman Farsi
    • Excellence Of Chief Of Ladies, Fatima Zahra
    • Types Of Sunni Traditions
    • Bashir, An Opponent Of Ali Among The Narrators Of Ahlul Sunnat
    • Muawiyah and the Derogatory Remarks For His Eminence Ali
    • Lovers of Muawiyah Today
    • Similarity of Circumstances of the Prophet’s Family with That of Moosa and Isa
    • Fifteen Traditions That Prove the Caliphate and Imamate of the Twelve Imams
    • Verses Of The Holy Quran Proving The Caliphate Of His Eminence, Ali
    • Verses Proving The Caliphate Of Three Caliphs
    • Unlawful Matters of Abu Bakr and Umar’s Caliphate
    • Unlawful Acts Of Umar
    • Islam And The Faith Of Three Caliphs
    • Matter Of Inheritance
    • Debate Of Good And Evil, Compulsion And Free Will
    • Piety Of His Eminence, Ali
    • Excellence Of Shias
    • Dissimulation (Taqayyah)
    • Causes That Compelled the Imamiyah Sect to Adopt Dissimulation
    • Value Of Dissimulation
    • Tabarra
    • Mourning For Imam Husain
    • Mutah (Temporary) Marriage
    • First Case Of False Testimony In Islam
    • Umar And Bravery
    • How This Writer Converted To Shiaism?
    • Reason of Leaving the Hanafite Faith
  • SAUDI ROYALS’
    • INTRODUCTION
    • SAUDI ROYALS’ PROSTITUTION RINGS
    • SAUDI ROYALS’ CHILD SEX SLAVE TRADE
    • THE ORIGIN AND HISTORICAL BACKGROUND OF SAUDI ROYAL FAMILY
  • SHQIP
    • Parathënie
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Çështja në lidhje me Krijuesin të fuqishmin dhe Madhërishmin
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo botë
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Défiler vers le haut