Ehlibejt
Portal shi'ia ithna a'sheri
  • Home
  • Al muradjat
  • ROOTS OF THE KARBALA TRAGEDY
  • SAUDI ROYALS’
  • SHQIP

 

Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes

 

 

Le ta dëgjojmë Aishen se si flet për veten dhe sesi nga zilia e ka humbur ndjenjën e drejtësisë. Ajo tha,

“Safia, gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., përmes shërbëtores i dërgoi një tas me ushqim të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Kur pashë shërbëtoren, u tranova fare duke marrë tasin dhe duke e hedhur tutje. Atëherë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., më shikoi me zemërim dhe unë thashë: "Kërkoj strehim nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., në mënyrë që ai të mos më mallkojë!" – duke vazhduar më tej, "Ai tha: ‘ Kompensoje këtë!‘ " Unë i thashë, "Si, çfarë është zhdëmtimi?" Ai tha: "Ushqimi për ushqim, pjata për pjatë."

(Musned Imama Ahmed ibn Hanbel, vëll. 6., fq. 277.; Sunen al-Nesai, vëll. 2., fq. 148.)

 

Në një rast tjetër, duke folur për veten, ajo tha: “Unë thashë për Safian se ajo ishte ashtu e kështu dhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., më tha: 'Ti tha fjalë të tilla saqë po të përziheshin me ujin e detit, do të ngjyrosej i tërë deti.‘“

(Sahihu i Tirmidhiut i Tefsir Zamahsheri, fq. 73.)

 

Subhanallah!

 

Sa larg ishte nëna e besimtarëve nga ahlaku dhe normat e tjera që Islami i ndaloi rreptësisht, siç është përgojimi. Pa dyshim se ajo çfarë tha Aishja për Safijen dhe qortimin që ajo mori nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka një peshë të jashtëzakonshme. Jam i bindur se transmetuesit e hadithit pikëasën se fjalët e Aishes në lidhje me Safian ishin aq të mjerueshme dhe të shëmtuara, saqë ata i lanë jashtë (hadithit) duke mbrojtur atë. Po kështu, ne lehtësishtë mund të dyshojmë në fjalët e saj: 

 

“Unë nuk isha ziliqare ndaj asnjë gruaje, përveç se ndaj Marisë. Ajo ishte shumë e bukur dhe kështu e pushtoi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. Kur e solli për herë të parë, ajo qëndronte në shtëpinë e Haris ibn El-Mu'manit. Ne kishim frikë prej saj, dhe unë u shqetësova sepse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e kishte dërguar atë në një vend më të madh dhe ai shkonte ta vizitonte atje. Kjo ishte e rëndë për ne, për më tepër Allahu e bekoi me lindjen e një djali, që për ne nënkuptonte një ndëshkim për ne. ”

(Ibn Sa'd Tabakat, vëll. 8., fq. 212.; Baladhuri, Ansab al Ashraf vëll. 1., fq. 449 .)

 

Zilia e Aishes nuk përkonte vetëm me Marinë, por edhe për sapo të lindurin, Ibrahimin e e pafajshëm. Ajo tha: "Kur lindi Ibrahimi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ma solli mua fëmijën dhe më tha:

" Shiko sa më ngjan mua. "Ndërsa unë u përgjigja," Unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri. "Ai tha , 'A nuk e shihni sa i madh dhe i shëndetshëm është ai?' Unë i thashë, 'Kush ushqehet me qumësht dele bëhet i madh dhe i shëndetshëm.' "

(Ibid, vëll. 1., fq. 37.)

 

Sa herë që ajo ishte e fiksuar pas zilisë dhe bestytnive, zilia e saj do të kalonte të gjithë kufijtë dhe do të arrinte aq larg sa të mos ishte në gjendje të shprehej me fjalë, duke e çuar atë deri në pikën e dyshimit te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Ajo shpesh pretendonte se flinte kur i Dërguari i Allahutpo qëndronte te ajo, dhe nëse ndodhte të dilte jashtë, ajo do ta ndiqte burrin e saj fshehurazi në errësirë. Ne citojmë këtu një ngjarje të rrëfyer me fjalët e saj, transmetuar nga Muslim në Sahihun e tij dhe Ahmed në Musenedin e tij, si dhe nga transmetues të tjerë. Ajo tha: 

 

“Kur ishte natë dhe ishte radha që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte me mua, ai erdhi dhe hoqi mantelin e sipërm, futi këpucët dhe i vuri në këmbët e tij. Pastaj shtriu veshjet e tij të poshtme mbi shtrat dhe u shtri. Ai qëndroi aq gjatë derisa konstatoi se edhe unë isha në gjumë. Pastaj ai mori mantelin e tij të sipërme, e veshi ngadalë dhe heshturazi doli jashtë. Visha mantelin, u mbulova dhe vendosa velin duke e ndjekur pas derisa arriti në varrezat Bekije. Ai qëndroi atje për një kohë të gjatë. Pastaj ai ngriti duart tri herë dhe u kthye në dhomë. Pasi ai i shpejtoi hapat, ashtu veprova edhe unë, ndërsa kur ai arriti, unë tashmë isha brenda. Kur hyri në shtëpi, ai tha: ‘Çfarë ndodhi Aishe, e shoh që je e veshur’. Unë i thashë: ‘Asgjë nuk ndodhi.’ Ai tha: ‘Nuk do të ma thuash, apo do të më njoftojë Allahu i Madhëruar për këtë?!’ Aishja thotë se ajo i tha: ‘O i Dërguari i Allahut, u bëfshin kurban për ty nëna dhe babai im, dhe pastaj unë i tregova gjithçka ...’ ‘Pra ti ishe figura e errët që shihja para meje?’ Unë u përgjigja: ‘Po.’, Pastaj më shtrëngoi në kraharor deri sa ndjeva dhimbje, ndësa pastaj më tha: ‘A mendoni se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të jenë të padrejtë ndaj jush?’ ”

(Sahihu i Muslimit, vëll. 3., fq. 64.; Musned, Ahmed ibn Hanbel, vëll. 6., fq. 221.)

 

Në një version tjetër, ajo tha:

"Unë humba gjurmët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe dyshova se ai kishte shkuar te njëra nga gratë e tjera. Fillova ta kërkoja dhe e gjeta në sexhde duke thënë: ‘O Allahu im, më fal.’ ”

(Musned, Imam Ahmed, vëll. 6., fq. 147.)

 

Në rastin vijues, ajo tregon:

“Një natë ndërkohë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,shte me mua, ai doli jashtë. Unë isha e pushtuar nga zilia, kur ai erdhi dhe pa atë që kisha bërë, duke thënë: 'Çfarë ndodhi Ajshe, nuk je ziliqare?' Unë iu përgjigja: 'Pse dikush si unë nuk do ta ketë zili dikë si ju.' I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u përgjigj: Mos të ka rrëmbyer shejtani yt.' "

(Ibid., vëll. 6., fq. 115.)

 

Rivajti i fundit dëshmon qartë, se sa herë që ajo pushtohej nga zilia nuk mund ta kontrollonte veten, për pasojë do të bënte gjëra të çuditshme, si thyerja e enëve e grisja e rrobave. Në frymën e kësaj, ajo në atë transmetim thotë: “Kur ai erdhi dhe më pa se në çfarë gjendje jam, tha: “Çfarë ka ndodhur oj ajshe, a mos je ziliqare? ‘Pse dikush sikur unë nuk do të ishte ziliqare ndaj dikujt sikur ti.’ I Dërguari I Allahut me atë rast tha: ‘Mos të ka pushtuar shejtyni yt.’ Pa dyshim, Aisha shpesh u mposht dhe u pushtua nga djalli i saj, sepse ai e gjeti rrugën e tij drejt zemrës së saj, përmes zilisë.

 

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Xhelozia është pjesë e besimit të një burri, ndërsa kjo sjell mosbesim tek një grua." Pra, një burrë mund të jetë xheloz për gruan e tij, për më tepër është pjesë e besimit të tij, sepse, sipas sheriatit, atij nuk lejohet të ndajë gruan e tij me askënd. Mirëpo, gruaja nuk ka të drejtë të ketë zili (xhelozi) ndaj burrit të saj, sepse Allahu i Lartësuar e ka lejuar atë të martohet me më shumë se një grua. Prandaj, një grua e drejtë me besim dhe që i bindet urdhërave të Allahut e pranon përzemërsisht ‘rivalen’ e saj, veçanërisht nëse burri i saj është i drejtë dhe i frikësohet Allahut të Lartsëuar.

 

Atëherë, çfarë të themi në këtë rast, kundrejt liderit të humanitetit, simbolit të drejtësisë dhe karakterit më fisnik? Më tej, ne gjejmë një kontradiktë të qartë midis, siç thuhet, dashurisë së veçantë të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., për Aishen dhe asaj që thotë Ehli Suneti ue-l-Xhemati, gjoja për "gruan e tij më simpatike dhe më të dashur". Ata madje raportojnë se disa nga gratë e të Dërguarit, s.a.v.a.,hoqën dorë nga radha e tyre për hir të saj, pasi mësuan se i Dërguari i Allahut e donte atë dhe mezi priste radhën e saj. Nëse është kështu, a mund të gjejmë ndonjë justifikim dhe shpjegim për xhelozinë e tepërt të Aishes. Dikush mund të mendojë se është e kundërta, domethënë se gratë e tjera të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ishin ziliqare ndaj Ajshes, për shkak të dashurisë së madhe të Profetit ndaj saj, siç pretendohet nga burimet sunite.

 

 Nëse ajo ishte më simpatikja dhe më e dashura, atëherë pse të ishte xheloze? Në këtë drejtim historia përcjell vetëm hadithet e saj, andaj transmetimet biografike gërshetohen me lartësimin e saj "se ajo është gruaja më e dashur e Profetit dhe se ai e kishte të vështirë të ndahej prej saj". Unë besoj se të gjitha këto transmetime erdhën nga umajjadët që e donin Aishen dhe i dhanë asaj epitetin më të madh që kur ajo u shërbente interesave të tyre. Ajo iu transmetoi atyre atë që ata donin të dëgjonin dhe luftoi kundër armikut të tyre kryesor – Hz. Imam Ali ibn Ebu Talibit.

 

Unë gjithashtu besoj se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk mund ta kishte dashur aq shumë atë, për shkak të veprimeve të saj. Si mundet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,ta dojë atë që ishte e prirur për të gënjyer, shpifur, ofenduar dhe që dyshonte në drejtësinë e Profetit? Si ka mundësi që i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., ta dojë dikë që e spiunon, del jashtë pa lejen e tij, fyen gruan e tij të vdekur në praninë e tij, si mund ta dojë dikë që urren djalin e tij Ibrahimin dhe e akuzon nënën e tij Marinë për gënjeshtër? Si mundet që i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., ta dojë dikë që ndërhyn mes tij dhe grave të tij duke gënjyer dhe shpifur, duke shkaktuar kështu divorc me një tjetër grua.

 

Si mund ta donte ai atë që urrente vajzën e tij Fatimen dhe kusheririn e tij Aliun në atë masë saqë ajo nuk mund të përmendte emrin e tij ose të mendonte diçka të mirë për të. (Sahihu i Buhariut, vëll. 3., fq. 135)

 

E gjithë kjo dhe ajo që ndodhi pas vdekjes së Profetit, ndërsa kishte ndodhur më shumë se kaq, e gjithë kjo është e qortueshme në sytë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., dhe ata nuk mund t'i duan ata që janë të prirur ndaj veprave të tilla, sepse Allahu është i Vërtetë dhe i Dërguari i Tij personifikon Vërtetësinë e Tij.

 

Ne do të shohim gjatë diskutimeve të mëtejshme, se i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., nuk e donte atë dhe se ai paralajmëroi njerëzit kundër intrigave të saj. Një herë pyeta disa nga mësuesit tanë për arsyet e dashurisë së jashtëzakonshme të Profetit për Aishen, dhe veçanërisht arsyet e neglizhimit të disa grave të tjera të tij. Ata dolën me një numër përgjigjesh, ndërsa që të gjitha ishin gënjeshtra.

 

• Njëri prej tyre thotë: "Sepse ajo ishte e bukur dhe e re dhe sepse ishte e virgjër".

• I dyti thotë: "Sepse ajo ishte vajza e Ebu Bekrit të sinqertë, shokut të tij të ngushtë".

• I treti thotë: "Sepse ajo ruajti në kujtesën e saj gjysmën e besimit të të Dërguarit të i Allahut, s.a.v.a., dhe ishte një fakih i ditur."

• I katërti thotë: "Sepse Xhebraili erdhi në imazhin e saj dhe ai kurrë nuk do të kishte ardhur tek i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., që kjo të mos ishte në dhomën e saj."

 

Siç mund ta shihni, lexues i dashur, asnjë nga këto pretendime nuk bazohet në logjikë dhe realitet. Ne do të mohojmë saktësinë e këtyre përgjigjeve me prova të pakundërshtueshme.

 

Nëse i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a.,e donte Aishen sepse ajo ishte e bukur dhe sepse ajo ishte e vetmja grua e virgjër prej grave të tij, çfarë e pengoi atë të martohej me vajza të bukura që e ia kalonin asaj në sharm dhe bukuri dhe që ishin një model bukurie midis fiseve arabe? Nga ana tjetër historianët gjithashtu tregojnës se ajo ishte xheloze ndaj Zejneb bint Jahs, Safiji bind Huxhaj dhe koptes Maria, për shkak se ato ishin më të bukura se ajo.

 

Ibn Sa'ad (Ibn Sa'd, Tabakat, vëll. 8., fq. 148.) dhe Ibn Kethir (Ibn Kesir, Tarih,vëll. 5., fq. 299.) përmendin se i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a.,u martua me Melika Bint Ka'ab e cila ishte e njohur për bukurinë e saj të jashtëzakonshme. Aishja shkoi për ta parë dhe i tha: "A nuk të vjen turp të martohesh me vrasësin e babait tuaj?!"

 

Ajo pastaj kërkoi strehimin te Allahu nga i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., dhe për këtë ai u divorcua prej saj. Pjesëtarët e fisit të saj erdhën te i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., dhe i thanë: "Ajo është e re dhe e papjekur, është mashtruar, prandaj kthejeni atë". I Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., refuzoi ta bënte këtë. Babai i saj u vra në ditën e pushtimit të Mekës, dhe vrasësi i tij ishte Khalid ibn Velid.

 

Ky transmetim tregon qartë se i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a.,, nuk ishte i fiksuar pas bukurisë dhe rinisë në martesat e tij. Përkundrazi, po të ishte kështu ai nuk do të ishte divorcuar nga Malika bint Ka'ab, e cila ishte e ri dhe jashtëzakonisht e bukur. Prandaj, ky transmetim, si shumë të tjerë, na tregon llojet e metodave që Aisha përdori për ta parandaluar Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., të martohej me gra më të reja dhe më të bukura se ajo. Tani më kemi shkruar se si ajo provokoi divorcin e Esma bint Nis'man nga zilia për shkak të bukurisë së saj të jashtëzakonshme.

 

Aishja i tha asaj: "I Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., e do një grua e cila kur ai t’i afrohet do t’i thotë:" Unë kërkoj strehim tek Allahu prej teje. "

 

Ne përmendëm një rast që lidhet me Melikën, në të cilën Aisha zgjon te ajo ndjenjën e babait të saj të vrarë, duke i thënë: "A nuk të vjen turp të martohesh me njeriun që vrau babanë tënd?!"

 

 Ishte një kohë kur gjurmët e Xhahilijetit ishin ende të forta, e që njerëzit i shpiente drejtë hakmarrjes dhe shpagimit. Ne mund të pyesim veten, pse i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., u divorcua ngakëto dy gra të pafajshme që ishin viktima të xhelozisë së Aishes? Para së gjithash, ne duhet të kuptojmë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte i pagabueshëm dhe si i tillë nuk i bëri dhunë dhe padrejtësi askujt.

 

Në divorcin e këtyre dy grave duhej të kishte një urtësi të njohur vetëm për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Me siguri, përkundër veprave të saj morale, duhet të ketë pasur ndonjë urtësi ose arsye pse i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., nuk u divorcua nga Aisheja.

 

Ne do t'i prekim këto gjëra në diskutimet në vijim. Kur bëhet fjalë për gruan e parë, përkatësisht për Esma bint Nu'man, gjendja e saj naive u bë e dukshme kur Aisha e joshi atë me trukun e saj dhe fjalët e para me të cilat ajo përshëndeti të Dërguarin e Zotit, ashtu që kur ai zgjati dorën drejt saj, ajo tha këto fjalë: "Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga ti ".

 

Megjithë bukurinë e saj të jashtëzakonshme, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk e mbajti atë për shkak të arsyes së saj të kufizuar e fëminore. Edhe pse, sipas disa transmetuesve të tjerë, si Ibn Saab në Duhanin e tij, Vëllimi 8, f. 145, thotë se

 

Ibn Abasi tha:

"I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u martua me Esma bint Al-Nu'man dhe ajo ishte ndër gratë më të bukura dhe më të përsosura të kohës së saj."

 

Ndoshta i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., na mësoi se rëndësia e inteligjencës tejkalon bukurinë fizike sepse, sa gra të bukura janë joshur nga mendjelehtësia e tyre. Prandaj, kur bëhet fjalë për Malika ibn Kaabin, dhe meqë asaj i mungonte të kuptuarit e mjaftueshëm të gjërave (siç dëshmuan njerëzit e saj), ndoshta, i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., nuk donte që ajo të jetonte në frikë dhe trazira, gjë që do t'i shkaktonte probleme të mëdha, sepse nuk ka asnjë dyshim se Aishja nuk do ta linte rehat, nëse do të kishte arsye të tjera, të cilat janë të panjohura për ne. Gjëja e rëndësishme është të kuptohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk ka qenë i dhënë pas bukurisë dhe epsheve, siç besojnë disa injorantë dhe orientalistë, sepse, ata pretendojnë se i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., ishte i fiksuar pas grave të bukura. Ndërsa ne u bindëm se i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., ishte divorcuar pikërisht nga dy gratë e tij më të bukura dhe më të reja.

 

Pretendimi i atyre që thonë se i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., e donte Aishen për shkak të rinisë dhe bukurisë së saj është i pabazuar dhe i papranueshëm. Sa për ata që mendojnë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., gjoja e donte Aishen sepse ajo ishte vajza e Ebu Bekrit, është gjithashtu e pavërtetë. Mund të themi se ai u martua me të për hir të Ebu Bekrit, sepse i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., u martua në disa raste nga fise të ndryshme, për arsye thjesht politike me qëllim të fitimit të zemrave të tyre dhe mbjelljes së dashurisë dhe mëshirës mes të gjitha fiseve, dhe ta mënjanonte urrejtjen dhe armiqësinë nga zemrat e tyre.

 

Kështu i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u martua me Umi Habibin, motrën e Muavijes, bijën e Ebu Sufjanit, armikut të tij më të madh. Kjo ndodhi sepse ai nuk kultivoi të keqen ndaj asgjëje dhe ndaj askujt, por dhembshurinë për të gjitha botët. Ndjeshmëria dhe dashuria e tij për fiset arabe e bëri atë të martohej me hebreje, të krishtere dhe kopte, vetëm për t'i afruar mes veti njerëzit e Librit.

 

Duke qenë i tillë, siç mund të kuptojmë nga veprat biografike, ai iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ebu Bekrit kur ky i fundit i kërkoi të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., të martohej me vajzën e tij Aishen, sikur që veproi njëjtë edhe me Omerin, kur ky i kërkoi të martohej me vajzën e tij Hafsan.

 

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i plotësoi dëshirat e tyre sepse zemra e tij përfsjinte gjithë njerëzimin.

Allahu i Lartësuar tha: "Dhe nëse do të ishit të vrazhdë dhe zemërngurtë, ata do të iknin prej jush." Ali Imran, 159

 

Të gjitha pikëpamjet e mia mbështeten nga dëshmi në gjashtë Sahihët Suni. Muslimi, ashtu si edhe të tjerët, transmeton në Sahihun e tij se Omer ibn Hattabi tha: "Kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u nda nga gratë e tij, unë hyra në xhami dhe njerëzit gërvishnin tokën me gurë, duke thënë:" I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u divorcua nga gratë '.

 

Kjo ishte para se hixhabi të ishte urdhëruar të mbahej nga gratë. Unë thashë:

 

"Me siguri se sot do ta mësoj se çka ka ndodhur ". Shkova te Aishja dhe e pyeta: “O bija e Ebu Bekrit! A ke shkuar deri në fyerjen ekstreme të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,? " Ajo u përgjigj, "Problemi im nuk të përket ty, Omer, shiko punët tuaja!" Pastaj Omeri vazhdoi, "Kështu që unë shkova te Hafsa, vajza ime, dhe e pyeta:" Mos vallë e keni fyer skajshmërisht të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.? Ti e di për Allahun se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,nuk ka dashuri për ty, po të mos isha unë, ai do të ishte divorcuar nga ty. 'Dhe pastaj qau."

(Sahihu i Muslimit, vëll. 4., fq. 188.)

 

 Ky hadith ilustron qartë se martesa e Profetit me Hafsën nuk ishte nga dashuria, por nga rrethanat politike që diktuan disa gjëra. Ajo që na bën të bindur për saktësinë e arsyetimit tonë është fakti se Omer ibn Hattabi u betua në Zotin se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk e donte Hafsën. Prandaj, ne nuk kemi dyshimin më të vogël për martesën e saj, dhe se ajo ishte rezultat i rrethanave politike, gjë që shprehet qartë në fjalët e Omerit: "Nëse nuk do të isha unë, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., do të ishte divorcuar nga ti".

 

Ky hadith na tregon gjithashtu se ka disa indikacione për martesën e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., me Aishen, dhe se përkundër të gjitha paraqitjeve të saja ai tregoi durim dhe përmbajtje për shkak të Ebu Bekrit. Përndryshe, Hafsa meritonte më shumë dashuri dhe vëmendje sesa Aisha, pasi ajo nuk bëri shumë nga gjërat që i bëri Aisha.

 

Nëse i studiojmë të gjitha ngjarjet, duke injoruar transmetimet e sajuara që u fabrikuan nga umajadët për nder të Aishes, do të vërejmë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., në shumë raste ishte i shqetësuar nga sjellja e saj. Këtu i referohemi hadithit të transmetuar nga Buhariu, si dhe disa në disa përmbledhje të tjera sunite. Të gjithë ata flasin për shkallën e averzionit që Aishja ndjente ndaj burrit të saj, të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a..

 

Në Vëllimin 3, në pjesën e të shprehurit të personit të sëmurë, Buhariu rrëfen: Kam dëgjuar El-Kasim ibn Muhamedin të thoshte:

"Aishja tha:" Koka më dhemb "." I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i tha asaj: "Nëse kjo do të ndodhte derisa jam gjallë, do t'i kërkoja falje Allahut dhe do të lutesha për ty." Aishja tha: “Sa storiet e bukur! Për Allahun, mendoj se do të doje të më shihje të vdekur dhe nëse kjo do të ndodhte, ndërsa pjesën tjetër të ditës do ta kaloje duke u martuar me një grua tjetër. ”

(Sahihu i Buhariut, vëll. 7., fq. 8.)

 

A ky hadith indicie se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,e donte Aishen? Së fundi, le t'i përmbledhim të gjitha këto, duke theksuar se Umajadët, dhe veçanërisht Muavija ibn Sufjan, e urrenin të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., kështu që pasi kalifati ra në duart e tyre ata bënë të gjitha përpjekjet e tyre për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të përmbysur gjithçka. Ata e ngritën kështu në majë fuqinë e njerëzve që ishin të zakonshëm gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, pa ndonjë status të veçantë, ndërsa në të njëjtën kohë injoruan të tjerët që ishin një shembull i vyrtytshmërisë dhe dëlirësisë.

 

Unë besoj se kriteri i tyre i vetëm sa i përket injorimit ishte armiqësia e tyre e madhe dhe urrejtja e theksuar ndaj Muhamedit dhe anëtarëve të familjes së tij: Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Huseinit. Emevitët punën e parë që bënë ishte ngritja e statusit të njerëzve të parëndësishëm dhe fabrikimi i haditheve të rremepër duke iu mveshur atyre vlera të veçanta, e që nuk i posedonin, veçmas për ata persona që e kundërshtonin të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., dhe Ehli Bejtin e tij, të cilët Allahu i pastroi dhe largoi çdo papastërti prej tyre.

 

Ata kërkuan afërsi me të tillët, dhe në përputhje me pozitat e tyre të larta ata gëzonin respekt mes njerëzve. Nga ana tjetër, ata u përpoqën të poshtëronin dhe prodhonin gabime dhe të metaa me anë të transmetimeve dhe haditheve të rreme për këdo që ushqeu dashurinë për të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.,, s.a.v.a., dhe që do ta mbronte atë.

 

Kështu Omer ibn Hattabi, i cili do të polemizonte dhe diskutonte çdo vendim dhe urdhër të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., u konsiderua si heretiku në dinastinë Emevite. Ali ibn Ebu Talibi, nga ana tjetër, i cili, në krahasim me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ishte si Haruni kundrejt Musait, të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e donte aq shumë, u mallkua nga të gjithë foltoret e ulemasë së atëhershme në pushtet, për tetëdhjetë vjet me radhë.

 

Në mënyrë të ngjashme, Aishja, e cila i shkaktoi shumë telashe të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe që tregoi mosbindje ndaj urdhrave të tij, për pasojë edhe ndaj urdhrave të Allahut, u ngrit kundër pasardhësit të Profetit, Hz. Aliut dhe shkaktoi luftë mes muslimanëve, e cila rezultoi me vdekjen e mijëra muslimanëve. Ajo pra, kështu bëhet një grua e famshme në Islam, pikëpamjet e fikhut të së cilës pranohen dhe ndiqen.

 

Por nga ana tjetër, Hz. Fatima Ez-Zehra, e para në mesin e gjithë grave, ajo për të cilën i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,tha se do të zemërohej me këdo që e zemëronte atë dhe do të ishte i kënaqur me këdo me të cilin është e kënaqur ajo, harrohet, varroset në natën e zymtë dhe pas kërcënimit se do t’i digjej shtëpia edhe pasi dera e saj u hap me forcë dhe u shtyp mbi barkun e saj duke shkaktuar një lindje të parakohshëme, duke qenë se ajo ishte shtatëzënë. Askush nga muslimanët suni nuk di ndonjë hadith që ajo e transmetoi nga babai i saj. Në mënyrë të ngjashme, Yazid ibn Muavija, Ziyad ibn Abi, ibn Merxhan, Ibn Merwan, Hajjaj ibn As dhe plangprishës të tjerë, të mallkuar nga gjuha e Kuranit dhe gjuha e të Dërguarit Allahut, s.a.v.a.,, u bënë paria e besimtarëve dhe mbrojtës të besimit.

 

Sa për Hasanin dhe Husejnin, të parët e të rinjve të Xhenetit, të cilët ishin krenaria e pasardhjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., mbrojtës të umetit, ata u persekutuan, u vranë dhe u helmuan. Në këtë mënyrë Ebu Sufjanit, hipokritit dhe udhëheqësit në çdo betejë kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., iu dha statusi i lavdërimit dhe mirënjohjes. Kjo u justifikua me faktin se kushdo që hynte në shtëpinë e tij gjatë pushtimit të Mekës ishte i sigurt.

 

Sa i përket Ebu Talibit, mbrojtësit të Muhamedit, s.a.v.a., me gjithçka që kishte në dispozicion, i dha fund jetës në armiqësi me njerëzit e tij dhe të afërmit e tij për hir të nipit të tij, në masën që ai i kalo tri vite në izolim me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., në luginën e Mekës, duke e mbajtur të fshehtë besimin e tij në dobi të Islamit vetëm për të krijuar disa ura komunikimi me kurejshët në mënyrë që t’i merrte muslimanët në mbrojtje dhe të mos vriteshin prej politeistëve . Ai ishte si një besimtar në familjen e Faraonit, i cili e fshehu besimin e tij. Kështu, sipas haditheve të fabrikuara sunite, Ebu Talibi në Ahiret do të shpërblehet me një palë pantofla zjarri nga të cilat truri i tij do të vloj.

 

Në këtë mënyrë Muavija ibn Sufyan djali i amnistuar i njeriut të amnistuar (pas çlirimit të Mekës), djali i mallkuar i njeriut të mallkuar, ai që luante me urdhrat e Allahut dhe me urdhrat e të Dërguarit të Tij pa u dhënë atyre ndonjë rëndësi , ai që vrau të pafajshmit në drejtësinë e Zotit, duke ndjekur pasionet e tij dhe që ofendoi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ndërsa muslimanët e shikonin dhe dëgjonin këtë pa ndonjë kundërshtim, gjërat u bënë të njohura dhe të trajtuara si çështje zbulese. Ata thonë se Allahu i Lartësuar, me shpalljen e Tij i autorizoi Xhibrilin, Muhamedin dhe Muavijen. Ai përshkruhet si një njeri i mençur, një politikan i arsyeshëm dhe mendjemprehtë.

 

Sa i përket Abu Dher al-Gafarit, ne transmetojmë fjalët e Profetit kur thotë se toka nuk mund të mohojë, as qielli nuk mund të hedhë hijen e tij mbi dikë kaq të sinqertë, ndërkohë q ai u trajtua prej tyre si një person i shthurur, ai u rrah dhe u dëbua në vendin Rabada. Selman, Mikdad, Amar dhe Huzayfah dhe të gjithë sahabët e sinqertë që e morën Aliun si udhëheqës të tyre u përballën me ndëshkimin e rëndë të dëbimit dhe vrasjes. Në mënyrë të ngjashme, ata që ndoqën shkollën e kalifit, pasuesit e Muavijes dhe anëtarët e shkollave të themeluara nga sundimtarët tiranikë u bënë Ehl Sunneti ve-1-xhemat dhe ata përfaqësonin Islamin. Kushdo që i kundërshtonte ata dënohej si jobesimtar. Sa fat i madhë do të ishte sikur të ndiqnin Imamët e Ehli Bejtit të cilët janë të pastruar nga mëkati.

 

Sa për ata që ndoqën shkollën e Ehli Bejtit dhe ndoqën "Portën e Qytetit të Diturisë” dhe të parin që pranoi Islamin dhe Mesazhin e Muhamedit, s.a.v.a., ai që ishte gjithmonë dëshmitar i së Vërtetës kudo që ishte. Atyre që ndoqën Ehli Bejtin dhe Imamët e pastër iu dha epiteti i atyre që ndjekin bidatet dhe keqkuptimet, ndërsa ata që luftuan kundër tyre u trajtuan si myslimanë të mirë dhe që meritojnë mirënjohje.

 

Me siguri, se nuk ka forcë apo fuqi përveç Allahut të Madhëruar! Allahu me siguri tha të vërtetën me fjalët:

‘Kur u thuhet atyre:‘ Mos bëni rrëmujë në tokë kur rendi tashmë është vendosur! ’Ata përgjigjen:‘ Ne vetëm vendosim rregull! ’A po?! Dhe, me të vërtetë, ata mbjellin çrregullim, por këtë nuk e vërejnë. ” Bekare, 11-12 "A duhet të besojmë siç besojnë torollakët? Dhe me të vërtetë ata janë torollak. ” Bekare, 13

 

Nëse kthehemi te lënda ose gjërat që përkojnë me Resulullahun dhe dashurinë e tij të supozuar për Aishen, sesi ajo gjoja ruajti gjysmën e besimit dhe se Profeti, sipas transmetimeve të shpifura, e kishte zakon të thoshte: "Merrni besim nga kjo flokëkuqe (Humaira) " Ne e konsiderojmë këtë hadith të shpifur ngase nuk bazohet në të vërtetën, as nuk është në përputhje me dispozitat e çuditshme dhe qesharake të transmetuara nga Aishja. Kjo aspak nuk përkon me Profetin, s.a.v.a., se do të thoshte gjëra të tilla. Mjafton t'i referohemi rastit të ushqyerjes me gji të një fëmije, të transmetuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe i regjistruar në Sahihun e Muslimit dhe Muatin e Malikut. Ne e diskutuam këtë çështje më plotësisht në librin tonë "Mandej u bëra i udhëzuar". Kushdo që dëshiron më shumë detaje do t’i gjejë ato në këtë libër.

 

Në lidhje me atë hadith të pasigurt mjafton që ne të vërejmë se të gjitha gratë e tjera të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., nuk pranuan të vepronin në përputhje të. Edhe transmetuesi i hadithit heshti për një vit, duke shmangur përmendjen e tij për shkak të natyrës së vet rebele dhe të papastër. Le t'i drejtohemi Sahihut të Buhariut në pjesën "Kush largohet nga vendbanimi i tij duhet ta shkurtojë lutjen", ai tranmetoi nga Zuhri Urva, dhe ky nga Aisheja që tha: 

 

Ndërsa lutja në vendin ku jeton bëhet në plotëni. "namazi fillimisht ishte urdhëruar të bëhej me dy rekate, andaj ky rregull aplikohej gjatë faljes në udhëtim, ndërsa lutja në vendin e banimit bëhej e plotë” Zuhri tha: Unë i thashë Urvës: "Pra, si do ta bënte Aisheja lutjen gjatë udhëtimit?", Dhe ai u përgjigj, "Ajo e sqaroi atë dispozitë në mënyrën se si e shpjegoi Osmani."

 

Në pjesën për shkurtimin e lutjeve në udhëtim, gjithashtu edhe Muslimi për këtë na jep transmetimin i cili është më eksplicit se te Buhariu. Ai përcolli nga Zuhriu, e ky përmes Urves, ndërsa ky nga Aisheja se "Namazi fillimisht ishte dy rekatësh dhe pastaj kjo dispozitë vlente vetëm për namazin në udhëtim, ndërsa në vendin e banimit falej i plotë ".

Zuhri thotë, “Unë i thashë Urves," Pra, si e do ta bënte Aishe lutjen në udhëtim? "Ai u përgjigj," Ajo e sqaroi atë dispozitë në mënyrën se si e shpjegoi Osmani. "

 

Ekziston një kontradiktë e qartë sepse ajo është njëra prej tyre që thotë se namazi është urdhëruar të falet dyrekatësh, ndërsa kundërshton atë që Allahu e ka bërë farz dhe kundërshton atë që pasoi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Dhe në vend që ta interpretojë këtë si një ndryshim të bërë nga Allahu, ajo e ringjall praktikën e Osmanit. Për shkak të kësaj, ne në Sahihët e Ehli Sunetit të Xhematit shohim mjaftë dispozita, por ata nuk i ndjekin ato, sepse në shumicën e rasteve i referohen interpretimit sipas Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit, Aishes, Muavisë dhe sahabëve të tjerë. Nëse Humeira (Aisha), nga e cila supozohet se është marrë gjysma e besimit, mund të interpretojë urdhrat e Allahut ashtu siç dëshiron ajo, unë nuk mund të besoj se burri i saj (Profeti i Allahut, s.a.v.a.) mund të jetë i kënaqur me të, as njerëzit që e ndjekin atë. Dhe se me vërtetë, në shumë Sahihë, si ai i Buhariut dhe i Muslimit, është transmetuar se bindja ndaj saj, në fakt, është, mosbindje ndaj Allahut. Dashtë Zoti, ne më vonë do të merremi me këtë çështje në mënyrë më të detajuar.

 

 Sa për ata që pretendojnë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e donte atë sepse Xhibrili i vinte gjithnjë në imazhin e saj, para se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të martohej me të, dhe se ai vinte tek ai vetëm kur ishte në dhomën e saj. Me këto transmetime do të qeshej edhe një i çmendur. Nuk e di nëse imazhi që do të merrte Xhibrili ishte një imazh fotografik apo imazh i pikturuar në vaj?! Në të vërtetë, në Sahihët e Ehli Sunetit ka hadithe se Ebu Bekri e dërgoi Aishen me sahanin mbushur me hurma, në mënyrë që ai ta shihte atë dhe kështu të ishte në gjendje të martohej me të, me lejen e babait të saj. A kishte atëherë ndonjë nevojë që Xhibrili të vinte në formën e saj kur ajo jetonte vetëm pak metra larg shtëpisë së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

 

Unë besoj se meqë koptja Marije jetonte larg nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. (në Egjipt), ishte më e arsyeshme që Xhibrili të shfaqej në imazhin e saj, dhe kështu t'i a kumtonte të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.lajmin e mirë se ajo do t’ia sillte në jetë një djali, Ibrahimin. Kështu, këto hadithe i përkasin trillimeve të Aishes, të cilat kurrë nuk mund të nënkuptojnë asgjë tjetër përveç shenjave të mendjemadhësisë së saj dhe përpjekjeve për ta lartësuar veten mbi gratë e tjera.

 

Ose, në një rast tjetër, ato u sajuan si rezultat i trillimeve të Omajadëve dhe iu atribuan asaj në mënyrë që të ngrinin statusin e saj midis njerëzve mendërisht të papjekur. Sa i përket pretendimit, se Xhibrili nuk e vizitoi Muhamedin, s.a.v.a., askund përveç në dhomën e Aishes, është edhe më i keqe se pretendimi i mëparshëm, duke qenë se në Kur’an është e bërë e qartë për të gjithë se Allahu e kërcënoi atë kur ajo komplotoi kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.. Allahu e kërcënoi atë përmes Xhibrilit, engjëjve të tjerë dhe besimtarëve të drejtë se do ta ndihmonin Profetin nëse ajo nuk i bindej atij. Kështu del që këto pretendime të dijetarëve dhe mësuesve të shkollës Ehli Sunnet janë vetëm supozime dhe legjenda.

 

"Thuaj: ‘A keni njohuri të drejta për këtë, kështu që dilni me to! Ju thjesht ndiqni supozimet, dhe supozimet nuk i bëjnë dobi të vërtetës. ‘" 

 

 

  • Parathënie
  • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
  • Pyetni të diturit
  • Çështja në lidhje me Krijuesin të fuqishmin dhe Madhërishmin
  • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
  • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
  • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
  • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
  • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
  • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
  • A e dini kush është Hatixhja?
  • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
  • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
  • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
  • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
  • Dijetarët për Ehli Bejtin
  • Përgjithësisht për sahabet
  • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
  • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo botë
  • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
  • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
  • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
  • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
  • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
  • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
  • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
  • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
  • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
  • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
  • Mbi Kalifatin
  • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
  • Lidhur me hadithet fisnike
  • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
  • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
  • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
  • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
  • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
  • Konkluzioni
www.free-Counter.org
Politique des cookies | Plan du site | Rétractation du contrat
© 2025
Déconnecter | Modifier
  • Home
    • Poslanik mira i ljubavi
    • Posljednji dani života Poslanika islama
    • Poslanikova dzenaza
    • Ehlulbejt u časnom Kur'anu
    • Ehlul bejt u Poslanikovim hadisima
    • Israilijat u muslimanskom nasljeđu (video)
    • Poslanikov Sunnet i Ehlulbejt
    • Uloga imama Ehlul Bejta u cuvanju Islama
    • Ali, Ali, (zašto) samo Ali!(?)
    • Kur’an i učenjaci škole Ehlulbejta
    • Politička uloga Imama Ehlulbejta
    • Kur'an u hadisima Ehlulbejta
    • Objavljivanje Kur'ana i njegovo širenje
    • Hadis-Gadir,putem suni predaje
    • Objasnjenje osnova Shiia aqide
    • Šta je islam
    • Dvije familije - Hašim i Umejja
  • Al muradjat
    • Uvod
    • Biografija autora
    • Pismo 1 - Pismo 2
    • Pismo 3 - Pismo 4
    • Pismo 5 - Pismo 6
    • Pismo 7 - Pismo 8
    • Pismo 9 - Pismo 10
    • Pismo 11 - Pismo 12
    • Pismo 13 - Pismo 14
    • Pismo 17 - Pismo 18
    • Pismo 15 - Pismo 16
    • Pismo 19 - Pismo 20
    • Pismo 21 - Pismo 22
    • Pismo 23 - Pismo 24
    • Pismo 25 - Pismo 26
    • Pismo 27 - Pismo 28
    • Pismo 29 - Pismo 30
    • Pismo 31 - Pismo 32
    • Pismo 33 - Pismo 34
    • Pismo 35 - Pismo 36
    • Pismo 37 - Pismo 38
    • Pismo 39 - Pismo 40
    • Pismo 41 - Pismo 42
    • Pismo 45 - Pismo 46
    • Pismo 47 - Pismo 48
    • Pismo 49 - Pismo 50
    • Pismo 51 - Pismo 52
    • Pismo 53 - Pismo 54
    • Pismo 55 - Pismo 56
    • Pismo 43 - Pismo 44
    • Pismo 57 - Pismo 58
    • Pismo 59 - Pismo 60
    • Pismo 61 - Pismo 62
    • Pismo 63 - Pismo 64
    • Pismo 65 - Pismo 66
    • Pismo 67 - Pismo 68
    • Pismo 69 - Pismo 70
    • Pismo 71 - Pismo 72
    • Pismo 73 - Pismo 74
    • Pismo 75 - Pismo 76
    • Pismo 77 - Pismo 78
    • Pismo 79 - Pismo 80
    • Pismo 81 - Pismo 82
    • Pismo 83 - Pismo 84
    • Pismo 85 - Pismo 86
    • Pismo 87 - Pismo 88
    • Pismo 89 - Pismo 90
    • Pismo 91 - Pismo 92
    • Pismo 93 - Pismo 94
    • Pismo 95 - Pismo 96
    • Pismo 97 - Pismo 98
    • Pismo 99 - Pismo 100
    • Pismo 101 - Pismo 102
    • Pismo 103 - Pismo 104
    • Pismo 105 - Pismo 106
    • Pismo 107 - Pismo 108
    • Pismo 109 - Pismo 110
    • Pismo 111 - Pismo 112
  • ROOTS OF THE KARBALA TRAGEDY
    • Dedication
    • Arab Civilization on the Eve of the Prophet’s Arrival
    • Religion of Arabs at the time of Prophet Muhammad
    • Worship And Dealings during the Prophet’s Time
    • Violation of Orders about Usamah’s Army
    • A Look at The Phrase: “We Have The Book Of Allah With Us”
    • Beginning Of Imamiyah and Non-Imamiyah Ways and a Brief Description Of Both
    • Quranic Affairs
    • Fadak Affair
    • A Discussion About the Phrase of ‘She Frowned’ (Ghadhibat)
    • Lady Fatima’s Sorrow and the Author
    • What Does Umar’s Behavior Show?
    • Legal Viewpoint in the Fadak Affair
    • Helpers Of Judgment On Fadak
    • The Rest of the Fadak Tragedy
    • Opponents Make Light of the Fadak Affair
    • Causes Of Aale Muhammad’s Dishonor
    • Atrocities on Muhammad’s Progeny and how they Bore Them Patiently
    • A Glance at the Religious Leadership of Muhammad’s Progeny
    • Compilation of Quran and Its Harmful Effect On The Religious Leadership Of Bani Hashim
    • Second Cause Of The Decrease Of Religious Significance Of Bani Hashim
    • A Discussion About Sunni and Imamiyah Faith
    • Examples Of Dissociation Of The Two Sects
    • Imams of the Prophet’s Family
    • Important Warning
    • Examples of Religious Differences Between The Two Sects
    • Need Of Unity Among Muslims
    • The Religion of Imamites is The Religion of Ahlul Bayt
    • The Desired Success Of Ahlul Sunnat Faith
    • Differences Of The Principles With Regard To The Tragedy Of Karbala’
    • Beliefs Of Ahlul Sunnat And Imamiyah With Regard To Caliphate
    • The Arson
    • After The Arson
    • Decrease in the Respect Of Ahlul Bayt From The Aspect Of The Rule Of Consensus
    • Inappropriate Titles That Decreased The Respect Of Muhammad’s Progeny
    • A Glance At The Title Of Siddiq Akbar
    • A Glance At The Title Of Farooq Aazam
    • A Glance At The Title Of Saifullah
    • Siddiqa, An Exclusive Title Of Lady Fatima
    • Decrease in the Respect Of Amirul Mo-Mineen In Relation To The Marriage Of Umme Kulthum
    • Belief in The Holy Five is The Exclusive Belief Of Shias
    • Caliphate Cannot Be Divorced From Imamate
    • Writings Based On The Superiority Of Ali And The Proof Of His Caliphate
    • The Greater Battle Of Badr
    • Battle Of Uhud
    • Battle Of The Ditch
    • Battle of Khaybar
    • Battle Of Hunayn
    • The Tragedy of Karbala’ Is the Natural Consequence of Some Unnatural Factors
    • Yazeed’s Allegiance and the Tragedy of Karbala’
    • Justification Of The Martyrdoms Of Imams Hasan And Husayn
    • Infallibility and Fallibility of Imam Husayn
    • The Absurd Belief Of Tafzeeliya Sect
    • Piranepir And Sadaat Hasani
    • Caliphate is From Allah or Caliphate is From People – Its Connection with Composition of Marsiya (Elegy) Writing
    • ‘Devotion’ Of Maulavi Nazir Ahmad to the Holy Prophet and His Family
    • Tragedy Of Karbala’ Demands Close Attention
    • Husayn’s Side
    • Yazeed’s Side
    • Destruction of the Imam’s Enemies
    • Philosophy of Karbala’ Tragedy And Distribution Of Wisdom
    • Manners And Etiquettes
    • Determination
    • Civic Sense
    • Revolutionary Condition of Bani Hashim
    • Writer’s Belief
    • Abu Bakr’s Caliphate in the View of Ali
    • Value Of Abu Bakr’s Caliphate
    • Caliphate From People Or Caliphate From Allah
    • A Close Look At The Present Situation Of The World
    • Caliphate Of The Prophet In The View Of The Two Sects
    • Verse Of The Cave
    • A Glance At The Verse Of “Wallazeena Ma-Ahu” (And Those With Him)
    • A Glance At The Prevalent Sufism
    • Abu Bakr’s Leading Of Prayer
    • Descendants Of Ahlul Bayt (Sadaat) Were Slave Children
    • Islam and the Two Caliphs
    • The Verse Of Surah Noor Discussed
    • Analysis Of The Tradition, “My Companions Are Like Stars; You Will Be Guided, If You Follow Any Of Them.”
    • Existence Of Mahdi, Master Of The Age
    • Lineage Of Imam Mahdi
    • Some Important Topics: Abdullah Ibn Saba And Shiaism
    • Superiority Of Abu Bakr And Umar According To Zaidiya Traditions
    • Sahifa Kamila And Merits Of The Two Caliphs
    • Martyrdom Of Imam Husain And Yazeed’s Desire
    • Lady Khadija And ‘A’ysha
    • Ja’far, The Liar (Kazzab)
    • Muhammad Ibn Hanafiya And Imam Zainul Aabideen
    • Ahlul Sunnat And Lady Shaharbano
    • Parents Of The Holy Prophet And The Imams
    • Was Abu Talib a Disbeliever?
    • Why Ali Did Not Take Up Arms Against The Caliphs?
    • Allegation That Abdullah Ibn Umar Paid Allegiance To Yazeed
    • Muawiyah Ibn Abu Sufyan
    • Yazeed Bin Muawiyah Bin Abu Sufyan
    • A Thirty-Year Caliphate
    • Jurisprudence Based On Personal Opinion and Analogy
    • Seeing Allah
    • According To Ahlul Sunnat It Is Permitted To Curse The Imamiyah Sect
    • Is Ali Inferior To Abu Bakr And Umar Even From The Lineage Point Of View?
    • To The Kind Attention Of Muslims
    • Zaid Ibn Ali Ibn Husayn, Or Zaid The Martyr
    • Khalid Bin Walid
    • Ahlul Sunnat And Bani Abbas Caliphs
    • Objection Against The Counting Of Imams As Counted By Mulla Abdul Rahman Jami
    • Speech And Activities Of Muawiyah Ibne Yazeed
    • Types Of Traditions Of The Pure Imams
    • Use Of Analogy And Personal Opinion Are Not Shia Practices
    • Merits Of Abu Dharr Al-Ghifari, Ammar Bin Yasir, Abdullah Bin Masood, Owais Qarni And Salman Farsi
    • Excellence Of Chief Of Ladies, Fatima Zahra
    • Types Of Sunni Traditions
    • Bashir, An Opponent Of Ali Among The Narrators Of Ahlul Sunnat
    • Muawiyah and the Derogatory Remarks For His Eminence Ali
    • Lovers of Muawiyah Today
    • Similarity of Circumstances of the Prophet’s Family with That of Moosa and Isa
    • Fifteen Traditions That Prove the Caliphate and Imamate of the Twelve Imams
    • Verses Of The Holy Quran Proving The Caliphate Of His Eminence, Ali
    • Verses Proving The Caliphate Of Three Caliphs
    • Unlawful Matters of Abu Bakr and Umar’s Caliphate
    • Unlawful Acts Of Umar
    • Islam And The Faith Of Three Caliphs
    • Matter Of Inheritance
    • Debate Of Good And Evil, Compulsion And Free Will
    • Piety Of His Eminence, Ali
    • Excellence Of Shias
    • Dissimulation (Taqayyah)
    • Causes That Compelled the Imamiyah Sect to Adopt Dissimulation
    • Value Of Dissimulation
    • Tabarra
    • Mourning For Imam Husain
    • Mutah (Temporary) Marriage
    • First Case Of False Testimony In Islam
    • Umar And Bravery
    • How This Writer Converted To Shiaism?
    • Reason of Leaving the Hanafite Faith
  • SAUDI ROYALS’
    • INTRODUCTION
    • SAUDI ROYALS’ PROSTITUTION RINGS
    • SAUDI ROYALS’ CHILD SEX SLAVE TRADE
    • THE ORIGIN AND HISTORICAL BACKGROUND OF SAUDI ROYAL FAMILY
  • SHQIP
    • Parathënie
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Çështja në lidhje me Krijuesin të fuqishmin dhe Madhërishmin
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo botë
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Défiler vers le haut